Mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit.

 

Kjo e fundit që prej më shumë se dy ditësh mban në duar një shkop, simbol i cili i paralajmëron banorët se do të dënohen nëse gabojnë.

Ky veprim duket se e ka shqetësuar Semin e cila e revoltuar iu drejtua Fifit me këto fjalë: Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale. Ta siguroj që të gjithë mendojnë kështu, jo vetëm unë.

Kaq mjaftoi që mes dy këngëtareve të nisë një konflikt, pjesë e të cilës do të bashkoheshin edhe shumë prej banorëve të tjerë.

 

Top Channel