“Fermat” apo laboratorët me pajisje kompjuterike për Bitcoin janë përhapur shumë edhe në vendin tonë. Kadri Manaj, ekspert në fushën e IT shprehet se ka pasur një interes në rritje për tu përfshirë në këtë proces për shkak të përfitimeve.

Një platformë që asiston këto “ferma” regjistron mbi 2 mijë përdorues.

Ka një rritje interesi me 300% nga një vit më parë për shkak të rritjes së çmimit të kriptomonedhave dhe sigurisht kjo sjell më shumë para edhe për minuesit. Në platformë ndodhen mbi 2300 përdorues të regjistruar, shumica nga Kosova dhe Shqipëria”.

Pas fermave qëndrojnë të ashtëquajturit “Minues” që nëpërmjet kartave grafike, linjës së energjisë dhe programeve softuerike funksionojnë si banka digjitale të pavarura. Ata fitojnë para për verifikimin e çdo transaksioni që bëhet me kriptomonedha, ndërsa aktiviteti është i ligjshëm në Shqipëri.

Është vjedhja e energjisë elektrike ajo që e bën të paligjshëm aktivitetin, ndërsa mining është i lejuar në vendin tonë. Në Shqipëri ka shumë biznese të njohura të cilat paguajnë taksa për këtë gjë dhe e bëjnë në mënyrë të ligjshme”, shpjegon eksperti.

Sipas faqes së njohur “Statista , Europa është kthyer në vatrën kryesore për të gjithë individët që merren me këtë biznes, që prej ndalimit total nga ana e Kinës, e cila kishte rreth 78% të gjithë minuesve në botë.

Top Channel