Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

29/10/2026 18:22

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) ka reaguar lidhur me Paketën Fiskale të propozuar për vitin 2027, duke kërkuar masa konkrete për mbrojtjen e investimeve ekzistuese, nxitjen e investimeve të reja dhe garantimin e një klime të qëndrueshme e konkurruese për biznesin në vend.

Në një deklaratë publike, shoqata i drejton qeverisë disa rekomandime përpara miratimit përfundimtar të paketës fiskale.

DEKLARATË PUBLIKE – Qëndrimi i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) mbi Paketën Fiskale të propozuar për vitin 2027.

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) ka ndjekur me vëmendje të veçantë ndryshimet e propozuara në kuadër të Paketës Fiskale për vitin 2027.

Në këtë kuadër, Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) thekson nevojën për masa konkrete që garantojnë mbrojtjen e investimeve ekzistuese dhe nxisin investimet e reja, duke ruajtur një mjedis investues të qëndrueshëm dhe konkurrues. Për këtë qëllim, HBAA i kërkon Qeverisë të shqyrtojë dhe të marrë në konsideratë masat e mëposhtme përpara miratimit përfundimtar të Paketës Fiskale për vitin 2027.

Top Channel