Grushti i shtetit në Sudan/ Kreu i Këshillit Kombëtar të Sovranitetit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

25/10/2021 14:22

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, kreu i Këshillit Kombëtar të Sovranitetit të Sudanit, njoftoi sot se po shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe po shpërndante Këshillin Kalimtar të Sovranitetit Kombëtar dhe qeverinë.

Megjithatë, gjenerali u zotua për ngritjen e disa institucioneve shtetërore, si Gjykata e Lartë, e cila duhet të ishte ngritur disa muaj më parë, sipas kalendarit të tranzicionit të vendosur pas përmbysjes së Omar al-Bashir, në 2019.

Gjenerali Burhan njoftoi gjithashtu se ai do të formonte një qeveri të re të përbërë nga “njerëz të aftë”, duke vënë në dukje se grindjet e brendshme midis politikanëve, ambiciet dhe nxitja e dhunës kishin kërkuar veprim.

Ndërkohë kryeministri Abdullah Hamdok është arrestuar dhe dërguar në një vend të fshehtë nga forcat e ushtrisë, pasi ai refuzoi të lëshonte një deklaratë në mbështetje të grushtit të shtetit, tha më herët Departamenti i Shtetit.

Ministria shtoi se dhjetëra-mijëra njerëz që kundërshtonin grushtin e shtetit kishin dalë në rrugë dhe u sulmuan pranë selisë së ushtrisë në kryeqytetin, Khartoum. Të paktën 12 persona u plagosën në përleshje, tha një komitet mjekësor në faqen e tij në Facebook, pa dhënë shumë detaje për gjendjet e tyre.

Top Channel