E shtunë, 14 Gusht 2021
10:57
Fluksi i aplikimeve për pasaporta dhe ID, Doracaj: Zyrat do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna deri në fund të muajit

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike janë të hapura edhe ditët e shtuna, për të përballuar fluksin e aplikimeve që është shtuar me kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë.

10:44
Zjarrvëniet e qëllimshme/ Procedohet penalisht një 14-vjeçar në Elbasan

Një 14-vjeçar është më i riu i proceduar penalisht për zjarrvënie të paligjshme.

10:33
“Tregohu një herë burrë”/ Ramë Lahaj i bën thirrje Edi Ramës: Thuaj jo Bregoviçit! Zgjidh kë të duash, edhe mua që nuk këndoj në festa birrash

Tenori i njohur, Ramë Lahaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të anulojë performancën e Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë.

10:20
Berat/ Arrestohen tre persona për kultivim kanabisi, mes tyre kryeplaku i fshatit Zhitom i Vogël

Tre persona që kanë kultivuar lëndë narkotike janë arrestuar nga policia e Beratit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si autor i dyshuar.

10:07
Zjarrvënia e qëllimshme në Fier/ Arrestohet një person, gruaja procedohet në gjendje të lirë

Një person u arrestua në Fier për shkatërrim të pronës me zjarr ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

09:46
Arrestohen 2 drejtues mjetesh në Lezhë/ Procedohet penalisht 46-vjeçari që zuri hapësirën publike në plazh

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia e Lezhës ndërsa një person tjetër është proceduar penalisht për zënie të hapësirës publike (plazh), me çadra dhe shezlongë.

09:30
Kultivoi drogë në Dajt me një 37-vjeçar, kryeplaku i Qafë Mollës del sot para Gjykatës. Ja çfarë dëshmoi në polici: Nuk i kontrolloj dot malet…

Kryeplaku i fshatit Qafëmollë, Azem Dedej, 52 vjeç do të dalë sot para gjykatës pasi akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

09:14
500 mijë dollarë për të tërhequr akuzat/ Gruaja zbulon çfarë i ofroi Nicki Minaj për të shpëtuar bashkëshortin

Reperja Nicki Minaj dhe burri i saj, janë paditur nga një grua për të cilën Kenneth Petty ishte i dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994.

08:57
Njëri përplasi për vdekje këmbësorin, tjetri mori para patrullën e “Shqiponjave”/ Çfarë ndodhi 24 orët e fundit në Durrës

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës për vepra të ndryshme penale.

08:52
Kosovë/ Që prej ditës së sotme, policia më aktive në zbatimin e masave anti-COVID

Pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID 19 dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës do të jetë aktive qysh nga sot në realizim dhe implementim të këtyre masave.

08:43
Rama nxjerr shifrat: Këtë vit 23,342 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike shifrat duke treguar se 23,342 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes këtë vit.

08:27
“Sa herë je dashuruar”, Shqipja flet hapur me fansat: Kur të gjej të…

Shqipe Hysenaj njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe si ajo që hodhi “bombat” e para për konkurrentët e realiy show-t.

08:22
OBSH kërkon depolitizimin e debatit mbi origjinën e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se është duke krijuar një grup të ri për hetimin e origjinës së koronavirusit, në një përpjekje të radhës që synon shmangien e pengesave ndaj hetimeve ngaproblemet politike.

08:10
SHBA, Prova para jurisë së madhe mbi zanafillën e hetimeve për Rusinë

John Durham, prokurori federal amerikan i ngarkuar me detyrën për të hetuar origjinën e hetimeve mbi Rusinë ka paraqitur prova para një jurie të madhe në kuadër të procesit, tha të premten një person në dijeni të zhvillimeve.

07:35
Tjetër ditë përvëluese, e shtuna vjen me diell dhe temperatura të larta

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

07:07
Kanadaja do të marrë 20,000 refugjatë afganë

Kanadaja tha të premten se do të pranojë deri në 20,000 refugjatë afganë, ndër ta gra që kanë luajtur role publike, punonjës të strukturave qeveritare dhe të tjerë që ndeshen me rrezik përballë talibanëve, ndërkohë që ky grup ekstremist zgjeron territorin në vend.

06:42
Afganistan/ Trupat shtesë vënë në provë planet e tërheqjes amerikane brenda gushtit

Vendimi i marrë me ngut për të dërguar 3,000 trupa në Afganistan për të ndihmuar me evakuimin e personelit diplomatik ka vënë në pikëpyetje përmbushjen e synimit të Presidentit Biden për tërheqje të plotë brenda 31 gushtit. Pararoja e marinsave mbërriti në Kabul të premten dhe pjesa tjetër do të mbërrijnë deri në fund të javës.

06:16
Problemet me stomakun shkaktojnë stres dhe ankth, zbuloni çfarë duhet të përdorni për ta shmangur

Studimet e fundit, i çelin rrugën disa trajtimeve të rëndësishme të bazuara në probiotikë të cilat funksionojnë kundër stresit, ankthit, apo traumave të ndryshme. Roli i probiotikëve, apo baktereve të mira në mirëqenien mendore është analizuar prej vitesh në shumë studime shkencore. Një prej tyre shprehej se mungesa e një lloji të caktuar bakteresh të stomakut mund të nxisë më shumë ankthin dhe depresionin.

05:57
Farat e vogla Chia/ Të mira për zemrën dhe diabetin, ideale si burim proteinash

Fara Chia janë fara të vogla të zeza nga bima Salvia Hispanica. Kjo bimë është në të njëjtën familje botanike me bimën e sherebelës që rritet gjerësisht në Shqipëri. Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie. Edhe pse shumë të vogla, farat chia përmbajnë disa lëndë ushqyese tejet të rëndësishme. Farat Kia janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë.

05:30
Ushqimet që largojnë nepsin për të ëmblat dhe karbohidratet

Një nga gjërat më të vështira që mund të bëni kur mbani një dietë apo qoftë edhe në jetën tuaj të përditëshme është frenimi i nepsit të tepërt. Në veçanti njerëzit gjatë ditës për të kënaqur shqisat dhe për tu ndjerë më të lumtur kërkojnë të konsumojnë të ëmbla apo karbohidrate ku futen brumrat dhe yndyrnat.

05:05
Lëngu detoks që pastron organizmin, si ta përgatisni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngyrë. Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë.

03:46
Koreja e Veriut transmeton lojërat olimpike pasi mbaruan

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka transmetuar mbulimin e tij të parë të Lojërave Olimpike të Tokios, dy ditë pas ceremonisë së mbylljes. Sipas raporteve të lajmeve lokale, Televizioni Qendror Korean transmetoi 70 minuta të një ndeshje futbolli të femrave midis Britanisë së Madhe dhe Kilit këtë javë.

03:23
COVID-19, Kina mbyll pjesërisht një nga portet kryesore të botës

Kina ka mbyllur një pjesë të njërit prej porteve më të rëndësishëm në botë për shkak të COVID-19, në një kohë kur ndërprerjet në transportin logjistik tashmë po rëndojnë shumë në zinxhirët e furnizimit.

02:44
Sërish përmbytje masive në Kinë, 21 të vdekur

Kina qendrore është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje masive. Sipas medieve nga përmbytjet kanë humbur jetën 21 persona dhe 4 të tjetër janë të zhdukur.

02:20
Shkak varianti Delta/ Gjermani, shumica e rasteve të reja vijnë nga të rinjtë

Varianti Delta është përhapur shumë në Gjermani duke bërë që shumica e rasteve të reja të vijnë nga adoleshentët dhe të rinjtë.

01:59
Shkon mbi 4,62 miliardë numri i vaksinave të administruara në gjithë botën

Ka shkuar në mbi 4 miliardë e 620 milionë numri i vaksinave COVID-19 që janë administruar në gjithë botën.

01:38
Ende 6 vatra aktive/ Situata nga zjarret ne vend, nuk rrezikohen banesat

6 vatra zjarri janë aktive në të gjithë territorin e vendit, por pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa. Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.

01:21
Afganë në Shqipëri e Kosovë? Reuters: SHBA zhvillon bisedime sekrete për t’i strehuar

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, kanë deklaruar katër zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters.

00:57
Pep Guardiola kundër të gjithëve, është ai njeriu për t’u mundur

Pep Guardiola kundër të gjithëve. Në vitin e tij të 6-të në stolin e Manchester City-t, trajneri katalanas synon të fitojë për herë të katërt Premier League-n. Njeriu për t’u mposhtur në Angli është ai, edhe pse konkurrenca këtë sezon është shumë e fortë. Para të gjithë kolegëve, ai që synon t’i rrëmbejë spektrin është Thomas Tuchel, fitues i Champions League-s, pikërisht në finalen kundër City-t të Guardiolës, në fund të majit, dhe i Superkupës Europiane, pas finales së fituar me penallti, të mërkurën e shkuar, kundër Villarealit.

00:43
Arsenali, pranë blerjes përfundimtare të norvegjezit Odegaard

Arsenali është shumë pranë Martin Odegaard. Reali dha një sinjal të qartë se dëshiron të shesë lojtarin, pasi Ancelotti e la jashtë listës së lojtarëve të federuar për kampionatin dhe norvegjezi pritet të transferohet përfundimisht në Londër, aty ku “topçinjtë” po përshpejtojnë bisedimet dhe do ta marrin, sapo të konfirmojnë shitjen përfundimtare të Joe Willock te Newcastle.

00:35
Goditja e penalltive te PSG-ja, luks dhe telash për Pochettinon

Të bësh trajnerin me lojtarë si Messi, Neymar, Mbappe, Ramos, etj., është e tepërt, ndaj Maurizio Pochettino do të duhet të përqendrohet më shumë te menaxhimi i një skuadre të mbushur me yje, sesa të mendojë për zgjidhje taktike në fushën e lojës.

00:20
Nagelsmann shqetësohet për Bundesligën: Më habitin transferimet me 9 shifra

Ndërkohë që Manchester City dhe Chelsea shpenzojnë qindra milionë euro për të transferuar emra si Jack Grealish e Romelu Lukaku, klubet e Bundesligës munden vetëm të ndjekin këto zhvillime me habi.

E premte, 13 Gusht 2021
23:56
St Pauli fiton derbin me Hamburgun, merr kreun

St Pauli triumfon 3-2 në derbi me Hamburgun në javën e tretë të Bundesligës 2 dhe merr kryesimin me 7 pikë, një më shumë se Karlsruhe dhe Regensburgu, që zbresin në fushë këtë të shtunë për ndeshjet respektive.

23:42
Bayerni ndalet që në start, Gladbachu “ia mbledh” në “Borussia Park”

Borusssia e Monchengladbachut ia bën “malore” Bayernit që në ndeshjen hapëse të Bundesligës. Në “Borussia-Park” klampionët në fuqi ishin me fat që morën një pikë, duke barazuar 1-1, pasi “ujqërit” nuk do të kishin vjedhur asgjë nëse në një nga rastet e fundit të pjesës së dytë do të tundnin rrjetën.

23:24
Brendfordi shtang Arsenalin në debutim, shënojnë Canos dhe Norgaard

Arsenali dështon të marrë pikë që në ndeshjen e parë të Premier League-s por ç’është më e rëndësishmja “Topçinjtë” gjunjëzohen nga një skuadër që për herë të fundit kishte marrë pjesë në elitën e futbollit anglez plot 74 vite më parë.

22:55
Vdes politologu Ramush Tahiri

Këtë të premte ka ndërruar jetë politologu kosovar, Ramush Tahiri, ndërsa lajmin e kanë publikuar mediat lokale në Kosovë.

22:43
“Mos më fol më”/ Loredana reagon pas thumbave të Mozzik në rrjete sociale

Teksa të gjithë mendonin se Mozzik dhe Loredana po jetonin ditët më të bukura si dy të dashuruar, duket se diçka ka ndodhur sërish mes tyre. Fillimisht fansat e dyshes vunë re se Mozzik dhe Loredana nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Më pas reperi postoi sot disa shprehje, që hapur dukeshin si thumba kundrejt Loredanës.

22:43
Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Levan-Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Vlorë.

22:38
Këto 8 zakone të përditshme ju dëmtojnë trurin!

E dini se çfarë na bën të dëmtojmë çdo ditë trurin tonë, ndoshta edhe pa vetëdije? Veprimet e mëposhtme!

22:25
Plagosi 33-vjeçarin brenda dhomës së hotelit në Ksamil, arrestohet autori nga Shkodra (Emri)

Policia e Sarandës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të 33-vjeçarit, të ndodhur mbrëmjen e sotme brenda dhomës së një hoteli në Ksamil.

22:05
“Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë”

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) e SHBA-së ka bërë të ditur se korriku i vitit 2021 ishte muaji më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, teksa vazhdojnë të rriten shqetësimet mbi efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës.

22:02
Edhe Franca e bojkoton konferencën e OKB -së mbi racizmin

Franca njoftoi se do ta bojkotojë një konferencë mbi racizmit të organizuar nga Kombet e Bashkuara. Të njëjtin vendim, më herët, e kishin marrë edhe disa vende tjera perëndimore dhe Izraeli.

21:36
Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, plagoset në një dhomë hoteli 33-vjeçari, policia jep detajet

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të premte në Ksamil, Sarandë.

21:29
Reuters: SHBA-ja ka zhvilluar bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, kanë deklaruar katër zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters.

21:19
Zjarri rrezikon kurorën e qytetit të Pukës/ Çako: Operacioni për shuarjen e flakëve do vazhdojë edhe nesër

Në malin e Tërbunit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila për shkak të kushteve atmosferike rrezikon kalimin e zjarrit në kurorën e qytetit të Pukës.

21:10
NATO: Do të vazhdojmë mbështetjen për Afganistanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten (13 gusht) se aleanca do të vazhdojë prezencën e saj civile diplomatike në Afganistan dhe se do të vazhdojë të mbështes trupat afgane në përballjen e tyre me ofensivën e talibanëve.

21:06
Fluks aplikimi për dokumente biometrike, Ministria: Zyrat do të jenë të hapur edhe nesër

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se shumica dërrmuese e zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e nesërme.

20:45
Transferimi te Chelsea, agjenti i Lukakut hap letrat dhe zbulon gjithçka që ndodhi

Agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorello ka lëshuar një deklaratë mbi transferimin e Romelu Lukakut prej 115 milionë eurosh nga Interi të Chelsea, duke siguruar se kjo nuk kishte të bënte me paratë pasi Chelsea kishte qenë në mendjen e lojtarit për vite me radhë, por gjithashtu konfirmoi se drejtorët e Interit luftuan kundër pronarëve kinez për të bllokuar lëvizjen.

20:40
Hyri për t’u larë, mbytet në det 70-vjeçari në Tale të Lezhës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lezhë.

20:30
OBSH kërkon depolitizimin e debatit mbi origjinën e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se është duke krijuar një grup të ri për hetimin e origjinës së koronavirusit, në një përpjekje të radhës që synon shmangien e pengesave ndaj hetimeve nga problemet politike.

20:23
Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Edhe 6 vatra aktive, nuk rrezikohen banesa

6 vatra zjarri janë ende aktive në të gjithë territorin e vendit, por nuk paraqesin rrezik për qytetarët dhe banesat. Ky është njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes, në lidhje me situatën e zjarreve.

20:12
Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të reja me Delta, të pavaksinuar

Në Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të shtuara me COVID 19 i përkasin moshave të reja dhe kategorisë mbi 70 vjeç që janë të pavaksinuar.

20:10
Sulm seksual ndaj dy femrave në Prizren, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Prizren meqë dyshohet se më 12 gusht kishte sulmuar seksualisht dy femra në Prizren.

20:00
Çfarë është tregu i përbashkët rajonal? Ekspertët: Ndryshon nga CEFTA që është vetëm për shkëmbimin e mallrave

Ballkani i Hapur është iniciativa e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të përshpejtuar krijimin e tregut rajonal të përbashkët.

19:58
Komedia “V në kub”/ Premiera në teatrin “Bylis” të Fierit me regji të Bruno Shllakut

‘V në kub’ titullohet komedia që do të vihet së shpejti në skenën e teatrit Bylis.

19:54
Izraeli lehtëson disa kufizime për Gazën

Zyrtarët izraelitë thanë të premten (13 gusht) se pas përmirësimit të situatës së sigurisë, Izraeli do të autorizojë hyrjen e tregtarëve palestinezë dhe mallrave nga Gaza, për herë të parë pas më shumë se një viti.

19:54
Dropull/ Zjarri rrezikon fshatin  Radat, banorët ngrenë alarmin

Në fshatin Radat, të Dropullit vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe banorët në “Ti Raporton”, në Top Channel, njoftojnë se fshati është në rrezik.

19:51
Gratë shtatzëna të vaksinohen/ Drejtoresha e Maternitetit: I kemi udhëzimet, vaksina nuk ndikon te fetusi i bebes 

Të prekurit nga mutacioni Delta por raportohen çdo ditë  në rritje në vendin tonë. Në Shqipëri dhe në të gjithë kontinentin europian në vjeshtë pritet një tjetër vaksinë e epidemisë, e cila mund të shkaktojë situatë kritike.

19:44
Plehrat digjen në Fushë Krujë/ Bashkia pret të ndërtojë landfill, por projekti është vetëm në letër

“Sjellin mbeturina nga gjithë rrethet, Kamza, Kruja e Fushë-Kruja dhe i hedhin këtu. I vejnë shkrepësen. Kjo është zonë turistike. Vinte gjithë Fushë-Kruja dhe lahej te liqeni. Këtu është një liqen shumë i bukur dhe e kanë prishur krejt”.

19:24
20 vjet nga marrëveshja e Ohrit/ Pakti që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni

Kjo e premte shënoi 20 vjetorin e nënshkrimit historik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e cilësuar dhe si një kontratë për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e Maqedonisë së Veriut pas konflikti te armatosur ne vitin 2001.

19:23
Situatë kaotike në autostradën Tiranë-Durrës, radhë kilometrike makinash. Mijëra qytetarë i drejtohen jugut

Radhë të gjata makinash. Kjo është pamja që ofrohet këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

18:55
Dy aksidente në pak minuta në Tiranë, policia jep detajet

Dy aksidente janë shënuar në pak minuta në Tiranë, me pasojë plagosjen e dy personave.

18:49
U-19/ Shqipëria tregon nivel, por mposhtet minimalisht nga Italia

Shqipëria U-19 zhvilloi mesditën e sotme miqësoren me Italinë, në Coverciano, në kuadër të përgatitjeve që skuadra kuqezi e drejtuar nga Armando Cungu është duke zhvilluar për eliminatoret e Kampionatit Europian, që do të zhvillohen në muajin nëntor.

18:45
Pse vaksina ju mbron nga Delta?/ CDC: Ofron mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë dhe vdekjeve

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, thotë se teksa varianti Delta vazhdon të jetë dominues në pjesën më të madhe të botës, vaksinat shmangimin shtrimin  në spital.

18:44
Izrael, doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 do t’u jepet personave mbi 50 vjeç

Qeveria izraelite miratoi administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 50 vjeç dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

18:39
379 infektime dhe 1 humbje jete/ Delta përkeqëson situatën nga Covid-19 në vend, shtohen edhe shtrimet në spital

Gati 100 infektime më shumë se një ditë më parë tregojnë përkeqësimin e situatës nga covid 19 në vend. Varianti Delta vetëm po shton rastet e reja me koronavirus, ndërsa në 24 orët e fundit është shënuar edhe një humbje jete.

18:24
Kolera, epidemia që kaploi Nigerinë

Gjersa bota po lufton kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Nigeria, një shtet i Afrikës Perëndimore, përveç COVID-19 është përballë kërcënimit të kolerës.

18:22
Kujdes! Të gjithë ju që do udhëtoni drejt Greqisë dhe Italisë, mund t’ju anulohet fluturimi nëse s’keni këtë dokument

Shumë udhëtarë kanë hasur probleme me kohën e plotësimit të formularit PLF, i domosdoshëm për të udhëtuar në Itali dhe Greqi. Por nëse nuk e plotëson 24 orë para, fluturimi juaj anulohet.

18:07
Fëmijët dhe fqinjët me pushime, si e planifikoi shqiptari vrasjen e gruas? Ja çfarë thonë të afërmit e çiftit fatkeq

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Itali me protagonistë një çift shqiptar. Shkëlqim Bedeli vrau gruan, mëngjesin e ditës së djeshme dhe më pas i dha fund jetës së tij duke u vetëvarur.

18:07
Rritja e infektimeve, US Open rrezikon të zhvillohet pa tifozë

Edicioni i radhës i US Open në tenis rrezikon të zhvillohet sërish pa praninë e spektatorëve.

18:00
OBSH formon grup të ri për gjetjen e origjinës së koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha më 13 gusht se po krijon një grup të ri për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri përmes së cilit synon të mbajë larg “debatet politike” për këtë çështje.

17:52
Krim makabër/ Shqiptari mbyt gruan dhe e lidh te kangjellat e shtëpisë, më pas var veten. Çfarë shkruante në letrën që i la fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Martino, të Italisë. Mëngjesin e ditës së djeshme, një shqiptar ka vrarë gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

17:44
Vala e të nxehtit përvëlon Mesdheun, dhjetëra viktima

Temperaturat tejet te larta që kanë përfshirë rajonin e Mesdheut po vazhdojnë të shkaktojnë zjarre të fuqishme.

17:24
Fotot mahnitëse nga ishulli i Maligradit dhe kisha e Shën Mërisë

Pamje mahnitëse vijnë nga ishulli i Maligradit dhe kisha e Shën Mërisë, në Prespë. Ishulli i Maligradit gjendet në Liqenin e Prespës së Madhe, si një sofër gjigante në mes të ujit dhe në këto ditë të nxehta vere ka mjaftë vizitorë.

17:22
Situata nga covid/ MSH: 379 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Bilanci i rasteve të reja i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë është tejet negativ. Bëhet fjalë për më shumë se 100 raste të reja në 24 orët e fundit, pasi dot u shënuan 379 persona me covid, ndërsa dje 274 persona të infektuar.

16:58
BE-ja shton kontrollin kufitar nga shkaku i situatës në Afganistan

Agjencia për kufijtë e Bashkimit Evropian (Frontex) është duke testuar pajisje të reja teknologjike të cilat do të mundësojnë mbikëqyrjen më të mirë të kufijve dhe zbulimin e anijeve të migrantëve.

16:50
Emri/ Në kërkim për mashtrim, arrestohet në Vlorë 37-vjeçari i dënuar me 3 vite burg

Kimet Çollaku, 37-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar për mashtrim është vënë nën prangat e policisë së Vlorës.

16:41
Fair Play Financiar në futboll/ Revolucion i UEFA, gati rregullat e reja

UEFA është gati të bëjë revolucion në rregullin e Fair Play Financiar brenda 1 muaji.

16:33
Deputetët munguan në seanca/ Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës, gjobiten nëse nuk kanë arsye

Deputetët e Kuvendit të Kosovës munguan 440 herë në seanca plenare gjatë sesionit pranveror i cili u mbyll të enjten.

16:25
Mbi 100 mijë vaksinime në ditët e para të gushtit, Manastirliu apelon për vaksinim masiv edhe moshat e reja

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrën verore në Drimadhes, në Dhërmi, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike.

16:15
Me shpejtësi skëterrë/ Dronët kapin mat ‘pilotët’ në rrugë, arrestohen 13 shoferë

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga Policia e Shtetit, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

16:07
Tre viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Të premten (13 gusht) në Kosovë janë regjistruar edhe tri viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

15:44
“Rrok akademi” në Shkodër/ Iniciativa e shoqatës kulturore që mbledh të rinjtë nga Ballkani dhe Italia

Muzika ka bashkuar në Shkodër, rreth 70 të rinj dhe të reja nga i gjithë Ballkani dhe Italia,  të cilët po marrin pjesë në edicionin e 5-të të “Rrok Akademy”.

15:35
Kryqëzimi i Cërrikut, ferri verës/ Trafiku i papërballueshëm në Elbasan, situata nuk gjen zgjidhje

Pjesë e aksit nacional Elbasan-Librazhd, kryqëzimi i Cërrikut është kthyer në një nga ferret e udhëtarëve. Muajt e verës, ardhja e emigrantëve dhe lëvizjet për pushime e kanë rënduar trafikun në këtë aks i cili mbetet i ngarkuar në çdo periudhë të vitit. Ky është një nga akset më të ngarkuara në vend duke u […]

15:28
Autobusi bllokohet në rrugën e prishur, krijohet trafik i rënduar në Yzberisht

Autobusi i ngecur në rrugën e prishur në zonën e Yzberishtit në Tiranë ka krijuar trafik të rënduar në të dyja anët e rrugës.

15:22
Protesta për njohjen e pensioneve/ Emigrantë që jetojnë në Itali tubim para Kryeministrisë

Dhjetëra emigrantë që kanë punuar me dokumente të rregullta për shumë vite në Itali  protestuan përpara Kryemistrisë  duke kërkuar  njohje te kontributeve që kanë derdhur ne shtetin fqinj.

15:16
Foto/ Pandemia uli shitjet për buzëkuqet, por ja efekti që kanë poshtë maskës

Pandemia e Covid -19  ndryshoi  dhe preku si me magji çdo industri  të bukurisë. Askush nuk do të befasohet kur të dëgjojë se pandemia i uli shitjet e buzëkuqëve. Por për këdo që  e  dashuron tani është koha që ti riktheheni ritualit edhe nëse ngjyra që keni zgjedhur nuk shihet nga askush për shkak të maskës.

15:09
Pezullohen 6 policët e burgut 313/ Hije dyshimi mbi zyrtarët e burgu për shkelje të protokollit të sigurisë

Një sërë shkeljesh që nuk janë konfirmuar ende nëse janë shkaktuar vetëm nga neglizhenca kanë sjellë pezullimin e përkohshëm të 6 efektivëve të burgut 313, ndërkohë që hijet më të forta të dyshimit hidhen mbi zyrtarët e burgut për protokollin që kanë urdhëruar të zbatohet. 

14:47
Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkak i zjarrit dyshohet se ishte shkëndija elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Torovicë të Lezhës.

14:43
Kokainë, dhunë, vjedhje e deri te goditja me thikë/ Çfarë ndodhi orët e fundit në Tiranë

Policia e Tiranës ka kryer disa arrestime gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale si dhunë psikologjike, shpërdorim detyre apo goditje me thikë.

14:43
Bulqizë/ Gjendet një person i dekompozuar në Trebisht

Një trup i dekompozuar është gjetur në Vernicë të Trebishtit në Bulqizë ditën e sotme.

14:37
Petro Koçi: Ta heqim PS-në nga duart e ‘maliqëve’ të administratës

Deputeti i PS, Petro Koçi ka bërë një postim në rrjete sociale ku kërkon që të bëhen pastrime në administratë, të cilën e konsideron si një nga sfidat e mandatit të tretë.

14:26
Tiranë/ Bie zjarr në ashensor në një pallat tek “Kthesa e Kamzës”

Në katin e shtatë të një pallati tek kthesa e Kamzës ka rënë zjarr në një ashensor si pasojë e shkëndijës elektrike.

14:24
Zjarr në Bejkovë të Selenicës, marrin flakë arat e korrura (PAMJET)

Në Bejkovë të Selenicës në Kolonjë marrin flakë dy prej arave të cilat janë të korrura.

14:21
Kosovë/ KQZ pret aplikimet e subjekteve edhe në fundjavë, afati përfundon të hënën ora 16:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të punojë edhe këtë të shtunë dhe të diele, 14 dhe 15 gusht nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për të pranuar aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.

14:18
Ti Raporton/ Aktivizohet vatra e zjarrit në malin që ndan Zadrimën me Torovicën, qytetari: Të kryhet ndërhyrja nga ajri

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në malin që ndan Zadrimën me Torovicën.

13:56
Ngjarje tronditëse në Florida/ Fëmija vret nënën me armë në kokë

Një grua nga Florida u qëllua për vdekje nga fëmija i saj, ndërsa ishte në bisedë pune me kolegët e saj në Zoom.

13:47
Përplasi policët e “Shqiponjës”/ Durrës, ndalohet shoferi, drejtonte mjetin me shpejtësi

Një automjet në Durrës është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim gjatë mesditës së sotme.

13:39
Ndërron jetë aktorja e njohur e “Sulejmani i Madhërishëm”, 75-vjeçarja ishte me origjinë nga Shkupi

Sabina Toziya, aktorja e njohur e serialit të famshëm “Sulejmani i Madhërishëm” e cila ka luajtur rolin e dados së sulltanit ka ndërruar jetë në moshën 75- vjeçare.

13:38
Korçë/ AKU sekuestron sasinë e akulloreve të një firme nga subjektet tregtare

AKU sekuestron të gjithë sasinë e akulloreve të një firme nga subjektet tregtare në qarkun e Korçës.