Fatih Terim në spital, në dyshim prania e tij në ndeshjen me Lazion

08/12/2021 08:03

Trajneri i Galatasaray-t, Fatih Terim, është shtruar në spital për një problem gastrointestinal.

Prania e tij nën stolin e ekipit nga Stambolli ndeshjen e fundit në grup me Lazion, në Romë, është në dyshim serioz. Galatasaray-t, që kryeson me 11 pikë, i mjafton barazimi për të ruajtur primatin e grupit dhe rrjedhimisht kualifikimin direkt mes 16 më të mirëve të kompeticionit.

“Trajneri ynë, Fatih Terim, u shtrua në spital dje, pasdite, për shkak të një problemi me sistemin e tij gastrointestinal që ka shfaqur gjatë tri ditëve të fundit. Ai u është nënshtruar analizave të ndryshme dhe ka drejtuar ekipin, sot, me një leje të posaçme dyorëshe nga mjekët”, shkruhet në njoftimin e klubit të Galatasaray-t. – Prania e tij në sfidën europiane, e planifikuar për të enjten në mbrëmje, në stadiumin Olimpik të Romës, mbetet në dyshim.”

Top Channel