Banorët dhe pronarë të bizneseve që preken nga mbyllja e hyrje-daljeve në autostradën Lushnje -Rrogozhinë dhe Lushnje –Fier protestuan sot kundër aksionit të ARRSH dhe IKMT.

Prej një jave po punohet për mbylljen e hyrjeve të paligjshme në autostradë të cilat janë bërë shpesh burim aksidenti. Por për banorët mungesa e një alternative apo rruge dytësore do të thotë se jeta e tyre do vështirësohet duke u shtuar kilometra të panevojshme.

Aksioni është i shtrirë edhe në akse të tjera rrugore ku llogaritet se janë rreth 1300 subjekte të cilët shfrytëzojnë hyrje-dalje në akset e rëndësishme. vetëm 70 prej tyre janë të pajisur me leje. Aksioni i bllokimit përfshin Tiranë-Durrës, Burrel-Peshkopi dhe Shkodër-Han i Hotit.

Top Channel