Ekspozita e artistëve “Grupi 86”/ “Muri” ekspozita në Galerinë e Tiranës

08/12/2021 15:29

Muri, quhet ekspozita kolektive e artistëve bashkëkohorë të quajtur “Grupi 86” në Galerinë e Tiranës. Ardian Devolli, Leon Cika, Luan Borici, Mira Kucuku, Agron Polovona, Fatmir Minga, Arben Meksi, Mustafa Arapi etj janë disa preaj artistëve që duan të takohen më publikun nëpërmjet veprave në këtë ekspozitë.

Sipas artistëve muri është simboli që shpjegon më  mirë se cdo gjë tjetër njeriun, sepse që në lashtësi ai e pikturoi atë. Nga ana tjetër përvec vetmisë së studios artisti ka nevojë ta shfaqë veprën e tij në murin e dukshëm të një galerie.

Ekspozita vjen e kuruar nga Rudi Erebara dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 dhjetor në Galerinë e Tiranës.

Top Channel