Bashkia e Tiranës organizoi një koncert festiv  në Pallatin e Kongrese  për ditën e  Ditën e Rinisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana është gati të marrë stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022.

Veliaj: Tirana do të jetë jo vetëm një hapësirë për çunat dhe gocat e Tiranës, por një hapësirë për të gjithë çunat dhe gocat e rajonit, për t’ju thënë se Ballkani i hapur dhe një shtëpi e hapur është zemra që ofron Tirana për secilin prej jush. Tirana është në Ballkan, e di që mezi tolerohet diçka e bukur e asnjë nuk ta fal suksesin kaq kollaj, sidomos në politikë, por e vërteta është se ne ia dolëm e, pavarësisht stërkëmbëshave, jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Është koha tha Erion Velija që të rinjtë ti qëndrojnë larg modeleve politike sponsorizues të konfliktualitetit.

Veliaj: Jemi shumë pak për t’u përçarë. Kur ne ndërtojmë një shkollë, nuk e ndërtojmë për ata të parties; në atë shkollë shkojnë të gjithë, edhe të majtë, edhe të djathtë. Ky vit i rinisë është për të gjithë, edhe për të majtë, edhe për të djathtë.  Në vitin 2021 nuk shkon të qënit kamikazë të partive politike, që sot janë duke luftuar për kolltukun e tyre, jo për interesin e rinisë.

Top Channel