U arrestua në Milano, Ferrero po bisedonte me trajnerin që do të merrte Sampdorian

08/12/2021 11:31

Massimo Ferrero, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë, i akuzuar për krime financiare, në momentin e ndalimit po punonte për klubin e tij, Sampdorian.

Të paktën kështu ka zbuluar juristja, Giuseppina Tenga, përfaqësuesja ligjore e Ferreros, teksa fliste për “Radio Punto Nuovo”.

Unë nuk e njoh futbollin, por e di që presidenti ishte duke negociuar me Stankoviçin për ta ermëruar trajner të Sampdorias. Kjo është arsyeja pse ai ishte në Milano në kohën e arrestimit.”

Bisedimet me ish-futbollistin e Interit dhe Lazios janë lënë mënjanë dhe arsyeja kuptohet.

Mbetet për t’u mësuar se cila do të jetë e ardhmja e Sampdorias pas dorëheqjes së Ferreros, aktualisht i ndaluar në San Vittore.

Sampdoria nuk ka asnjë lidhje me të, formalisht ai duhej ta jepte dorëheqjen, sepse nga burgu, pa dyshim, nuk mund të merret me një klub sportiv”, vijoi me tej Tenga.

Top Channel