Foto ilustruese

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër këtë pasdite në në autostradën Vlorë-Fier.

Incidenti që fatmirësisht kaloi pa dëme në njerëz ndodhi rreth orës 15:30 te nënkalimi i fshatit “Panaja”.

Mjeti me drejtues shtetasin me iniciale S.Sh. u dogj pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel