Shoferi humb kontrollin e mjetit në Bulqizë, makina kthehet përmbys në rrugë (VIDEO)

08/12/2021 10:43

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kthesa Kice’, në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i një automjeti.

Shoferi i një automjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Sipas burimeve policore mësohet se ky aksident ka ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë, ku mëngjesin e sotëm në Bulqizë janë ulur ndjeshëm temperaturat.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet, ka marrë dëmtime të lehta dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se, shpesh herë në këtë aks, si pasojë e pranisë së ujit në rrugë dhe ngricave nga i ftohti janë shënuar një sërë aksidentesh!

Top Channel