Basha: “8 dhjetori” dita për të kërkuar falje, pas 31 vitesh vendi po përballet me një tjetër regjim

08/12/2021 13:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë 8 dhjetor e konsideroi një ditë që duhet kërkuar falje për atë pjesë të përgjegjësisë që sipas tij i ka mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes ku ishte 31 vite më parë.

Kërkoj sot faljen si kryetar i Partisë Demokratike në emër të Partisë Demokratike, në emër të demokratëve shqiptarë për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tona, pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë“, tha kryedemokrati.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së Basha tha se u desh rreshtimi i Shteteve të Bashkuara në krah të Partisë Demokratike që të mundej komunizmi.

“Dua t’ju them se në ADN tuaj, të rinj dhe të reja të PD-së dhe të rinj dhe të reja shqiptar edhe ju që nuk jeni anëtar të PD-së, por që jeni ngritur në revolta dhe protesta nga armët kimike tek protesta studentore të dhejtorit 2018, në ADN tuaj ndodhet patjetër guximi i dhjetoristëve të vitit 1990. Ne duhet të përulemi para këtij guximi dëshmitë për të cilin nuk mungojnë që nga takimi i gjashtë apo më shumë personave në një dhomë ku nisi lëvizja dhe pastaj u shtri kudo”, tha Basha

Basha theksoi se Levizja Studentore e vitit 1990 arriti të rrëzojë komunizmin, por jo të zhbëjë mentalitetin komunist.

Nuk dua të zgjatem, dua të ndalem vetëm në një episod që më ka ngelur në mendje. Një vajzë më kujtohet që i kthehet Adil Çarçanit dhe i thotë nuk dua të lind më fëmijë për partinë tuaj. Është një thirrje që këtë e ndjejnë shumë nënëat. Kjo është një thirrje ndaj Adil Çarçanit. Kjo pasojë e diktaturës që i dha guxim, kjo pasojë është më e tmerrshme si kurrë. Është pasojë e një regjimi të ri, në forma më të sofistikuara shkel liritë, e shprehjes së mendimit dhe të drejtësisë. Është pasojë e këtij regjimi që Shqipëria po zbrazet me ritme më të shpejta si më parë. Përgjegjësi kryesor është regjimi që ka vrarë zgjedhjet, vrau votën e lirë. E dimë se detyra kryesore është të përballemi me këtë regjim. Nuk ka më kohë për mua dhe brezin tim se do ishte një mëkat i pashlyeshëm ndaj të rinjve të sotëm që të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona. Fakti që shkulëm komunizmin dhe jo mentalitetin komunist”, tha Lulzim Basha.

Për kryetarin e demokratëve kulti i individit arriti të shkatërrojë individualitetin e çdo shqiptari, edhe pse sipas tij shqiptarët e dinë po aq mirë se Evropë, mbi të gjitha, do të thotë: Individualitet!

Çdo njeri është i shenjtë në individualitetin e tij, askush nuk mund t’i vendoset një tjetri, pasi të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe para Zotit”, tha kryedemokrati.

Ai theksoi se kjo lëvizje nuk ndodhi në një vend normal dhe as në një vend normal komunist aq sa mund të quhet normal komunizmi, pasi sipas tij kjo është paradoks.

Por ndodhi në një nga regjimet më të egra dhe diktatoriale që ka njohur planeti. Ku nuk kishte thjesht një perde të hekurt por një rrethim të çeliktë të vendit dhe të shqiptarëve. Që e çante herë pas here vetëm mesazhi që përcillej përmes valëve të Zërit të Amerikës nga përtej Atlantikut. Sepse e vërteta ishte që të mendoje ndryshe ishte kurajo e madhe dhe ta shprehje atë ishte një kurajo edhe më e madhe”, tha Basha.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel