“E kapa prej fyti dhe e mbyta”/ Shqiptari që vrau bashkëshorten del para Gjykatës: Nuk duroj që të më shajë gruaja

08/12/2021 12:14

Shqiptari që mbyti gruan mëngjesin e së dielës, në Lakonia të Greqisë, është shfaqur i penduar përpara gjykatës.

40-vjeçari u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona, sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej, shkruajnë mediat greke. 

Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se ka thënë autori. “Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet të jetë shprehur ai gjithashtu.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda shtëpisë së çiftit shqiptar nga Elbasani, teksa fëmijët ishin duke fjetur në dhomën tjetër.

Fëmijët e mitur ende nuk janë në dijeni se nëna e tyre nuk  jeton më dhe vrasësi i saj është babai i tyre. Ata janë marrë nga vëllai i viktimës, praktikisht daja i tyre dhe do jenë psikologët ata që do ia thonë lajmin e trishtë.

Top Channel