“Të largojmë mentalitetin komunist”/ Basha në takimin për ditën e rinisë kërkon falje në emër të PD

08/12/2021 15:01

Për të parën herë nga marrja e drejtimit të PD në 2013-tën, Lulzim Bashësh iu bë e pamundur nga paraardhësi Sali Berisha ta kujtonte 8 Dhjetorin atje ku nisi, në Qytetin Studenti.

Megjithatë Lulzim Basha bashkë me një grup ish Dhjetoristësh dhe shumë të rinj mbushën sallën e Art-Turbinës për të kremtuar Ditën e Rinisë. Të rinjtë Lulzim Basha i quajti shpirti i pamposhtur i PD në ADN-n e të cilëve është guximi dhjetoristëve të 90tës.

“Rinia mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Janë 3 ngjarje në një”, u shpreh Basha.

Në mesin e një krizë brenda PD, Lulzim Basha nuk ia përmendi emrin Sali Berishën por i kujtoi kultin e individit.

“Kulti individi shkatërroi individualitetin e çdo shqiptari nuk mund ti mbivendoset ligjit. Shkulëm komunizmin por jo mentatiktetin komunist. Kërkoj falje në emër të PD për aro përgjegjësi tonat fajet tona që ky regjim që na ka cuar 31 vite më pas. PD është në këmbë është e fortë e bashkuar se ne kemi 1 mision Shqipërinë nga Europa”, u shpreh Basha.

Profesori Mark Marku foli për nevojën e bashkimit brenda PD dhe sipas tij kjo bëhet duke hequr dorë njëherë e mirë nga ish komunistët, që sot kanë në xhep teserën e Partisë Demokratike.

Top Channel