Urimi i Metës për ditën e rinisë/ Presidenti, homazhe në përmendoren e Azem Hajdarit: Koha të rikthejmë demokracinë në vend

08/12/2021 12:18

Presidenti Meta, një ish student i dhjetorit, dha mesazhin e tij për ditën e rinisë e ka dhënë ndërsa ka bërë homazhe në përmendoren e Azem Hajdarit.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se tani është koha që të rikthehet Shqipëria në shinat e vërteta të demokracisë.

“Ishte një detyrim për të qenë sot në këtë shesh të demokracisë. Jam këtu për të nderuar lëvizjen studentore, në mënyrë të veçantë udhëheqësin e kësaj lëvizje, Azem Hajdarin, i cili pati një rol kyç vullkanizuar në ato momente kritike për historinë e Shqipërisë, por edhe gjithë studentët e tjerë të cilët dhanë jetën për lirinë, demokracinë. Tani është koha për një thirrje tjetër: Ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa dhe ta rikthejnë në shinat e vërteta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh Presidenti.

Sot është 8 nëntori dita kombëtare e rinisë e cila është vendosur në kujtim të protestave studentore që rrëzuan sistemin komunist dhe çuan të krijimin e partisë së parë opozitare partisë demokratike.

Për të kujtuar këtë ditë sot po organizohen disa aktivitete, dy nga të cilat me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Top Channel