E diel, 15 Gusht 2021
06:26
Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin.

05:57
Ngrirja e muskujve të qafës/ Trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë

Kontraktimi apo siç njihet, ngrirja e qafës është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo. Na ka ndodhur të gjithëve të zgjohemi një ditë të bukur dhe të ndiejmë dhimbje sepse siç thuhet në gjuhën popullore “kemi zënë qafën keq.”

05:30
Zbuloni si ndikojnë ushqimet me antioksidantë kundër demencias

Bimët që na dhuron nëna Natyrë janë dhuratat më të mira për shëndetin e njeriun. Frutat dhe perimet në përgjithësi janë ndër më të jashtëzakonshmet sepse përmbajnë flavonoidë, antioksidantë që mbrojnë organizmin kundër shumë sëmundjeve.

05:05
7 llojet e dhimbjes së stomakut/ Kur duhet të shqetësoheni?

Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të shqetësoheni?

03:46
Studimi/ Zjarret mund të shkaktojnë rritje të numrit të njerëzve që vuajnë nga COVID-19

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, shkencëtarët kanë zbuluar se një fatkeqësi tjetër luan një rol kyç në rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga format e rënda të COVID-19, të cilat janë zjarre. Një studim i ri i botuar në revistën Science Advances zbuloi se rritja e grimcave të vogla të tymit nga zjarret e vitit 2020 çoi në një rritje të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Kaliforni, Oregon dhe Uashington.

03:23
Zyrtare/ Arben Vitia, kandidat i VV-së për Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

02:44
Francë, raportohen mbi 26 mijë raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Franca ka regjistruar 26.453 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të shpallura nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani ka arritur në 6.425.436.

02:20
SHBA, shkon mbi 621 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në SHBA është rritur në 621.036, prej të cilëve 1.943 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins. Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 36,6 milionë.

01:54
Shkon në mbi 4,66 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliardë e 660 milionë.

01:33
Përmbytjet në Turqi, shkon në 44 numri i vdekjeve

Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë.

01:11
Lëviznin me shpejtësi deri në 185km/h, policia ndëshkon me dorë ‘të hekurt’ të pabindurit

Policia rrugore vazhdon monitorimin me radar në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan veçanërisht në aksin Sauk-Teg. Edhe pse monitorimi ka qenë i vazhdueshëm sërish ka drejtues të pabindur dhe që shkelin rëndë rregullat e qarkullimit rrugor.

00:59
Messi-Neymar në tribunë, PSG fiton 4-2 me Strasbourgun

Duhet edhe pak kohë për të parë në fushë njëkohësisht të gjithë “yjet” e PSG-së, megjithatë edhe pa Messin, Neymarin, Di Marian Sergio Ramosin, Donnarumman, skuadra e drejtuar nga Pochettino ia doli të fitonte 4-2 përballë Strasbourgut në një “Parc des Princes” të tejmbushur, pas lejes së dhënë nga autoritetet për të pasur tifozë në kapacitet të plotë.

00:48
Ajax i papërmbajtshëm, 5 gola për 38 minuta

Ajaxit të Amsterdamit i mjaftuan 38 minuta lojë për të shkatërruar 5-0 Nijmegenin në “Johan Cruijff Arena”, rezultat që i jep menjëherë kreun e renditjes, pasi harkëtarët kanë siguruar fitoren më të thellë në javën e parë të Eredivisie.

00:37
Chelsea i papërmbajtshëm në start, fiton edhe Evertoni

Chelsea nuk bën blof në javën e parë të Premier League-s. Blutë e Londrës shkatërruan 3-0 Crystal Palace në “Stamford Bridge”, në mungesë të të dëmtuarve Kante dhe Ziyech dhe të Romelu Lukakut, që sapo ka firmosur me klubin e Abramovichit.

00:26
Pique sakrifikon një pjesë të pagës, Barça federon Rey Manajn

Rey Manaj me skuadrën e parë të Barcelonës. Ajo që pak kohë më parë konsiderohej pothuajse e paimagjinueshme tanimë është një realitet. Pavarësisht vështirësive ekonomike me të cilat po përballet, Barca mbetet një klub gjigant,dhe Manaj tanimë është edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë dhe me të gjitha letrat në rregull për të luajtur në La Liga.

00:15
Juventusi cinik, fiton 3-1 testin me Atalantën

Juventusi mposhti 3-1 Atalantën në ndeshjen miqësore që u zhvillua në “Allianz Stadium” si një lloj prove gjenerale në prag të nisjes së sezonit të ri.

00:08
Suksesi i 15 radhazi në ring, Ferit Keta i artë në Bashtovë

Ferit Keta, i artë dhe ne Bashtovë. Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë të Bashtovës, Keta mundi të fitojë gjerdanin e artë botëror në IKBF, në peshën “cruiser”, pasi mposhti në raundin e 3-të me rrëzim në tapet holandezin Blokland, duke regjistruar suksesin e 15-të radhazi në ring e duke qëndruar i pamposhtur.

E shtunë, 14 Gusht 2021
23:52
Reali shpërthen në pjesën e dytë, fiton thellë në fushën e Alavesit

Tre gola brenda 14 minutave lojë në fillim të pjesës së dytë, dy të shënuar nga Benzema dhe një tjetër nga Nacho, dhe finalizimi i Vinicius në shtesë, i mjaftuan Realit të Madridit për të mposhtur 4-1 në transfertë Alavesin, që falë atij shpërqendrimi të momentit hodhi poshtë gjithë atë sakrificë që kishtë bërë në pjesën e parë, kur jo vetëm e kishte ruajtur të paprekur rrjetën, por i ishte afruar ndjeshëm golit me Pere Pons (38’) dhe Luis Riojan (42’).

23:40
Foto/ Mbyllet edicioni i 20 i Dokufest, ja kush janë filmat fitues

U përmbyll sonte edicioni jubilar i 20-të i festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest. Për një javë rresht në këtë festival u shfaqën rreth 200 filma e dokumentarë nga e gjithë bota, ndërsa qyteti i Prizrenit u bë vendtakim i dhjetëra mijëra vizitorëve.

22:59
Shkencëtarët italianë pohojnë se rrezet e diellit vrasin koronavirusin

Rrezet e diellit janë në gjendje të shkatërrojnë COVID-in për pak sekonda, sipas hulumtimit të shkencëtarëve italianë nga Universiteti Statale në Milano (departamenti i Luigi Saco), Instituti Kombëtar i Astrofizikës (Inaif) dhe Instituti Kombëtar për Tumoret.

22:40
Me dekada në kërkim të drejtësisë

Drejtësia selektive vazhdon të mbetet brengë për qytetarët në Kosovë, sidomos në fushën civile. Në këtë fushë, gjykatat janë të stërngarkuara me lëndë, derisa zgjidhja e tyre duhet të bëhet në pajtim me ligjet dhe politikat e Këshillit Gjyqësor. Por, këto ligje dhe politika nuk vlejnë për ata që konsiderohen të fortë. Zyrtarët publikë në […]

22:38
Të vaksinuarit po i mbijetojnë virusit

Në Kosovë pacientët e vaksinuar me një apo dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, të cilët janë infektuar me këtë virus, po tregojnë simptoma më të lehta të sëmundjes, sesa pacientët të cilët janë të pavaksinuar, dhe po i mbijetojnë virusit.

22:15
227 viktima nga tërmeti shkatërrimtar në Haiti! Kaos në rrugë, banorët kërkojnë të afërmit

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi ditën e sotme Haitin shkoi në 227.

21:58
Lille turpërohet nga Nice dhe trajneri Galtier që e shpalli kampione

Lille, kampionia në fuqi e Francës, merr një “shuplakë” të fortë nga Nice në javën e dytë të Ligue 1, duke u mposhtur thellë 0-4.

21:46
Teuta zyrtarizon rinovimin e kontratës me Emiliano Vilën

Ditë me zhvillime të rëndësishme te Teuta. Fillimisht klubi durrsak, njoftoi “divorcin” me portierin Stivi Frashëri, që pritet të nisë një përvojë të re në kampionatin Kosovar, më pas zyrtarizoi afrimin e sulmuesit anësor holandez, Arsenio Valpoort, 29-vjeçarit me origjinë nga Surinami, ka një karrierë mjaft të pasur, pasi ka luajtur me klube si Herenveen, Zwolle, Ferencvaros, Walvijk, etj., ndërsa së fundi ishte pjesë e qipriotëve të Ermis Aradippou.

21:30
2 gola dhe 3 asiste nga “bisha” Haaland, Dortmundi “asgjëson” Eintrachtin

“Bisha” Haaland “kafshon” me forcë që në ndeshjen e parë të Bundesligës.

21:15
Norwichi “kafshatë” e lehtë për Liverpoolin, shkëlqen Salah

Ishte perfekte e sezonit në Premier League nga Liverpooli. “The Reds” triumfuan thellë 0-3 në fushën e Norwichit, që nuk mundi të bënte asgjë në “Carrow Road” për të marrë qoftë një pikë në debutim.

20:48
Ti Raporton! Të gjithë në plazh për fundjavë/ Dyndje pushuesish në bregdetin shqiptar

Bregdeti shqiptar po përjeton dyndje pushuesish në këto ditë të nxehta vere.

20:34
Gjendje e jashtëzakonshme! Spitalet në SHBA të mbingarkuara me pacientë me COVID

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i pacientëve me covid po shtohet me një shpejtësi të frikshme, aq sa shumë shtete po shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

20:24
Qeveria gjermane financon dy projekte në Cërrik, Balla: Ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve për të gjithë banorët e Cërrikut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Qeverinë Gjermane, përmes GIZ Albania po zbatohen në Bashkinë Cërrik dy projekte të rëndësishme: Miqësor me mjedisin-Menaxhimi i Integruar i mbetjeve urbane si dhe projekti i ndihmës per ri-integrim dhe punësim.

20:22
Gazetari TCH Arben Manaj: Shqipëria e ka detyrim të ndihmojë përkthyesit afganë

Korrespondenti Top Channel në Londër përmes një statusi në Facebook shpjegon arsyet se përse edhe Shqipëria duhet të ndihmojë e pse jo të strehojë përkthyesit afgan, të cilët kanë qenë një pjesë e rëndësishme e misioneve ushtarake shqiptare në Afganistan.

20:06
Thirrë, përkeqësohet situata e zjarrit/ Vijojnë flakët në “Majën e Rrunës”

Situata e zjarreve ne fshatin Thirrë vijon te jete kritike dhe vatra nuk është izoluar ende. Sot do te vijoje ndërhyrja nga ajri.

20:04
Puna e detyruar nën regjimin nazist/ Punimet e artistëve nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Gjermania në “ekspozitën turne”

Artistë nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Gjermania u ftuan nga pesë kuratorët mes të cilëve dhe Adela Demetja, për të prezantuar një vepër rreth tematikës mbi punën e detyruar nën pushtimin Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

19:59
Vlora plot me pushues/ Strukturat akomoduese kanë rezervime deri në muajin tetor

Vlora është e tejmbushur.  Rrugët, plazhet, restorantet dhe shëtitorja buzë detit janë plot.

19:54
Niveli i ulët rekord i euros/ Dëmton prodhimin dhe eksportet. Shkodra: Para të pista dhe informate po hyjnë në ekonomi

Që nga fundi i vitit 2007, në prag të fillimit të krizës botërore të 2008-ës, është hera e fundit që monedha euro ka qenë më e zhvlerësuar  se në gushtin e këtij viti.

19:51
Përfitimet e “Open Balkan”/ Kadia: Fitojnë qytetarët dhe bizneset, mundësi për tregje të reja

“Open Balkan”, nisma që ka krijuar shumë zhurmë edhe përtej kufijve më shumë se politike, është një projekt me përfitim ekonomik .

19:45
“Piva në mëngjes, më zuri në darkë”/ Rreth 1000 të dehur në timon janë arrestuar në Shqipëri që nga fillimi i vitit

“E piva në mëngjes rakinë më zuri në darkë!”

19:31
Kolonel Dritan Demiraj: Përkthyesit afganë luftuan me ne, Shqipëria duhet t’i strehojë

Ky person që shihni në këto foto me rreth të kuq është njëri prej shumë përkthyesve afganë që këto 19 vite kanë ndihmuar misionet shqiptare në Afganistan.

19:27
Origjina e koronavirusit, OBSH: Po ngremë një grup të ri pune!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se po krijon një grup të ri pune për të hetuar origjinën e koronavirusit.

19:22
“Macron nuk e duam pasaportën tënde”/ Parisi rebelohet kundër presidentit

Me qindra qytetarë u mblodhën në rrugët e Parisit të shtunën duke bërtitur “Macron ne nuk e duam pasaportën tënde të vaksinimit”.

19:07
Vijon të jetë aktiv vatra e zjarrit në fshatin Lalm, zjarrfikësit me mjete rrethanore

Zjarri në fshatin Lalm vijon të jetë aktiv.

19:04
Në spital edhe të moshës 30-40 vjeç/ Varianti “Delta” ka rritur shtrimet edhe të moshave të reja

Rritja e numrit të të infektuarve me mutacionin Delta në Shqipëri është shoqëruar me rritjen e numrit  të pacientëve në spitalin Covid 1.

18:57
Duele në kafaz, Durrësi pret sfidat e MMA-së

Popullariteti i Arteve Marciale Mikse (MMA) po rritet gjithnjë e më shumë në rang botëror, duke e shndërruar këtë sport në një nga më të preferuarit.

18:49
Monitorim me dron/ Gjoba për shoferët e pabindur! Me shpejtësi 177 km/h në BYPASS-in e Vlorës

Shoferët në vendin tonë sërish vijojnë me shkelje të rregullave në rrugë, edhe pas gjobave të vëna.

18:37
Turqi/ Një 97-vjeçar shpëtohet me helikopter pas përmbytjeve

Një 97-vjeçar u shpëtua nga shtëpia e tij në rajonin e përmbytur të Detit të Zi të Turqisë.

18:31
1.943 të vdekur në 24 orë në SHBA/ Kalifornia më e goditura

Numri i personave të vdekur nga COVID në SHBA është rritur në 621.036, prej të cilëve 1.943 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

18:30
NATO për Top Channel: Jemi në bisedime me vendet aleate për zhvendosjen e përkthyesve afganë

Top Channel ekskluzivisht raportoi paraditen e kësaj të shtune se për herë të parë shqetësimi në lidhje me përkthyesit afgan është diskutuar në Samitin e Natos në Bruksel mbajtur në mes të qershorit.

18:21
Alarm në Maqedoninë e Veriut/ 10 viktima në 24 orë, 792 raste të tjera me COVID

792 raste të tjera me COVID-19 janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e  çuar numrin e përgjithshëm në 161.359.

18:13
Shi meteorësh/ Fotografitë spektakolare tregojnë mrekullinë në qiellin e natës (Pamjet)

Shiu i meteorëve i quajtur “Perseids” arriti kulmin të enjten në mbrëmje, ndërsa janë publikuara disa prej fotove më mbresëlënëse.

17:36
Po shuante flakët në Turqi/ Rrëzohet aeroplani zjarrfikës rus, ndërrojnë jetë 8 personat në bord

Një aeroplan zjarrfikës rus u rrëzua në provincën jugore Kahramanmaraş, ku tetë personat në bord humbën jetën.

17:31
I mituri merr fshehtas makinën e prindërve/ Përplas 37-vjeçaren, pamjet e dyqanit të shkatërruar

Një  16-vjeçar ka përplasur me makinën e marrë pa leje nga prindërit një 37-vjeçare.

17:26
Zbulohen bizhuteri të periudhës së Mesjetës së Hershme, Rama: Vijojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar në Përmet

Vathë, unaza dhe varëse të zbukuruara të Mesjetës së Hershme, prej shekullit VIII-IX deri në XI janë zbuluar në një varrezë në Përmet.

17:09
Delta rrit rastet me COVID në vendin tonë/ 2 të vdekur në 24 orët e fundit, ndërron jetë 44-vjeçari nga Vlora

Përhapja e versionit Delta në vendin tonë ka sjellë sërish rritje rastesh me COVID në 24 orët e fundit.

17:06
PD në Korçë kundërshton pagesën e biletës për Festën e Birrës: Të shkarkohet Zv/Kryetarja Benila Terova

Zëdhënësja e PD dega Korçë, Klara Bici ka dalë në një deklaratë për mediat ku dënon vendimin e Bashkisë Korçë për pagesën e biletës 10 mijë lek nga qytetarët e Korçës e më gjerë dhe kërkon shkarkimin e Zv/Kryetares Benila Terova.

16:53
Tapë në timon, shitje droge/ 7 të arrestuar në 24 orë në Tiranë

Shtatë qytetarë janë arrestuar në 24 orët e fundit në vendin tonë për vepra të ndryshme penale.

16:30
Sekuestrohen në Ekuador 9.6 ton kokainë nga Kolumbia

9.6 ton kokainë nga Kolumbia janë sekuestruar në Ekuador.

16:17
Turqi, rritet në 44 numri i të vdekurve nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë është rritur në 44.

16:08
U shisnin drogë pushuesve/ Në pranga tre të rinjtë nga Tirana, punonin në Dhërmi

Tre të rinj me banim në Tiranë janë arrestuar pasi u shisnin drogë pushuesve në Dhërmi.

15:57
Pamjet e para në botë! Zbulohet jeta sekrete e një “Dingo”

Një aparat fotografik i montuar në trupin e një qenit të egër të racës Dingo, në Australi, në ishullin Fraser tregoi për herë të parë, fragmente nga jeta e kafshës, pasi autoritetet punojnë për ta mbrojtur atë.

15:47
Tërmeti i fuqishëm në Haiti – pamjet në rrjetet sociale tregojnë dëmet e rënda materiale

Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi brigjet e Haitit të shtunën, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

15:41
Rriten infektimet në Greqi/ Po ashtu edhe numri i viktimave dhe të intubuarve në kulmin e sezonit turistik

Greqia vazhdon të regjistrojë numër të lartë infektimesh ditore me koronavirus dhe prej fillimit të gushtit numëron mbi 37000 raste dhe 210 humbje jete. Në 24 orët e fundit pas 120000 testesh pati përsëri 3500 të prekur , numri i te intubuarve u rrit në 235 dhe po ashtu edhe numri i viktimave në 24.

15:31
Aplikimet për ID dhe pasaporta/ Kërkesa të shumta nga emigrantët, zyrat e ALEAT hapur, por qytetarët nuk e dinë 

Zyra e Aplikimit per pasaporte dhe karta identiteti në Shkodër është e hapur edhe ketë të shtune por qytetarët qe kanë aplikuar janë shume të paktë pasi sic duket ende nuk e kane informacionin se ALEAT do te ofrojë shërbimin edhe në fundjavë.

15:28
Festa e Ziçishtit/ Prodhues, fermerë dhe artizanë promovojnë traditat e zonës së Devollit

Për të hedhur bazat e para të Agroturizmit në zonën e Devollit, bashkia e këtij qyteti ka nisur organizimin e festave lokale që promovojnë traditat e fshatrave të zones.

15:26
Temperaturat e larta dhe virozat e stinës shtojnë pacientët në zonat bregdetare

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e të prekurve nga virozat e stinës edhe në bregdet. Me simptoma të njëjta me ato të variantit Delta, të prekurit i drejtohen spitalit rajonal të Durrësit, si dhe të qendrave shëndetësore të ngritura pranë plazheve.

15:20
Banorët e ‘Mbrostar Ura’ në Fier paguajnë faturat, prej 4 muajsh nuk kanë ujë të pijshëm

Dhjetëra banorë në Mbrostar Ura të Fierit protestuan mesditen e së shtunës për mungesën e ujit të pijshmëm.

15:17
Ka kosha, por zgjedhin përroin/ Elbasan, plehrat po shkaktojnë ndotje të madhe mjedisore

Përroi Manazderes në lindje të qytetit të Elbasanit duket se është kthyer në një vend të grumbullimit të mbetjeve urbane.

15:15
Arrestimet e kryepleqve për drogë/ Kryeplaku i Qafë Mollës del para gjykatës: Nuk i kontrolloj dot malet

Policia po vijon arrestimet e kryepleqve në fshatrat ku konstatohet drogë, por mungesa e provave i ka shpëtuar ata nga qelia.

15:10
Kosovë/ Rritje alarmante e të infektuarve, një i vdekur nga covid

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 9,169 testime, 1,370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

14:54
Korriku 2021, muaji më i nxehtë në botë i të gjitha kohërave

Korriku ishte muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, kështu njofton agjencia federale shkencore dhe rregullatore amerikane.

14:45
Plagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Laç/ Policia në ndjekje të autorit

Një 25-vjeçar në Laç është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, teksa Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P. (T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

14:40
Amerikanët nisin evakuimin/ Afganistan, po largojnë stafin e ambasadës dhe civilët që kërcënohen nga talebanët

Përparimi pothujse i pandalshëm i talebanëve në të gjithë Afganistanin vazhdoi edhe të Premten, pasi kryengritësit morën kontrollin e katër qyteteve të tjera , ndërsa të enjten pushtuan Kandaharin dhe Heratin, qytetin e dytë dhe të tretë më të madh.

14:19
Krujë/ Ndërron jetë i riu 25-vjeçar, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Thumanë në Krujë mesditën e sotme.

14:08
Situata e zjarreve në vend/ 10 vatra aktive, flakët po i afrohen banesave në fshatin Flet

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vendin tonë.

14:04
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin/ Plagoset 25-vjeçari, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorit

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar në Kurbin.

13:59
Një vajzë qëlloi me armë në një dasmë në Prishtinë, policia heton rastin

Një vajzë ka qëlluar me armë zjarri në një aheng familjar në Prishtinë.

13:47
Arrestohen 4 persona në Korçë: I riu goditi me grusht policin, një tjetër përndoqi 20-vjeçaren…

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë për vepra të ndryshme penale.

13:37
Pochettino: Messi e Ramos larg debutimit, ja sfida ime te PSG-ja

Paris Saint Germain ka bërë një fushatë afrimesh shumë të bujshme në merkato, duke sjellë në ekip emra si Ramos, Donnarumma, Hakimi, Wijnaldum dhe “qershinë mbi tortë”, Lionel Messin, i cili firmosi pak ditë më parë.

13:24
Krimi makabër në Itali/ Zbulohet mesazhi i babait shqiptar për djalin që ishte me pushime: Mos u ngjit lart…

“Mos u ngjit lart, nuk do të të pëlqejë ajo që do të gjesh”, ishte letra e fundit që i la të birit Shkëlqim Bedeli, autori i krimit makabër në Itali.

13:10
Parashikimi i motit në fundjavë, sinoptikani: Temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë celsius

Sinoptikani Hakil Osmani ka treguar parashikimin e motit për fundjavën dhe për pjesën e dytë të muajit gusht duke thënë se temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

12:46
Falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

Pogradec – Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pasi falsifikonte pasaporta, leje drejtimi, kartela punësimi dhe leje kalimi për në shtetet e huaja.

12:37
“Ke ngacmuar të dashurin e dikujt tjetër?”/ Jasmina u përgjigjet pyetjeve me “spec” të ndjekësve: Siç e marr unë, mund ta…

Mbrëmjen e djeshme, Jasmina Kadriu vendosi që të bënte një lojë me ndjekësit e saj në “Instagram”.

12:19
Zunë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, procedohen penalisht dy persona në Durrës

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit për zënien e hapësirës publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

12:14
Ende 6 vatra aktive/ Situata nga zjarret ne vend, nuk rrezikohen banesat

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia për zjarrëvënie, mes tyre dhe një 14 vjeçar.

12:00
I hiqet pensioni veteranëve të UÇK/ Qeveria “Kurti” ia ndalon ish luftëtarëve nga Shqipëria: Bie në kundërshtim me ligjin

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria akuzojnë qeverinë Kurti se prej dy muajsh  u ka ndërprere  pensionin  e luftës. 

11:53
Klopp: Liverpool ka kufizime, megjithatë nuk i fshehim ambiciet

Në “fytyrën” e Liverpoolit këtë sezon ka ndryshuar vetëm diçka: Jurgen Klopp nuk mban më syze.

11:46
Ushtroi aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet pronari i lokalit në Librazhd

Pronari i një lokali në Librazhd është gjobitur me 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ.

11:39
Zbardhet krimi në Ksamil/ 28-vjeçari u qëllua nga shoku në dhomën e hotelit. Zbulohet e kaluara e autorit që drogonte italianët…

Një i ri mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kaluar teksa ndodhej në një dhomë hoteli në Ksamil.

11:14
Fier/ Emigrantët kërkojnë vaksinën, kryhen rreth 5 mijë vaksina që prej fillimit të muajit gusht

Rreth 5 mijë vaksina janë bërë që prej fillimit të muajit gusht në të gjitha gjitha qendrat e vaksinimit në Fier.

11:08
Drogë dhe armë në banesën e vjetër, arrestohen dy trafikantët në Fier

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë.

11:00
ALBtelecom sjell Wi-Fi falas për të gjithë në Lumin e Shalës

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit, një nga destinacionet më tërheqëse turistike të viteve të fundit të ofron një panoramë të mahnitshme mes malesh të lartë, natyrës së paprekur, ujit të kthjellët blu në të kaltër dhe një relaksi maksimal.

10:57
Fluksi i aplikimeve për pasaporta dhe ID, Doracaj: Zyrat do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna deri në fund të muajit

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike janë të hapura edhe ditët e shtuna, për të përballuar fluksin e aplikimeve që është shtuar me kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë.

10:44
Zjarrvëniet e qëllimshme/ Procedohet penalisht një 14-vjeçar në Elbasan

Një 14-vjeçar është më i riu i proceduar penalisht për zjarrvënie të paligjshme.

10:33
“Tregohu një herë burrë”/ Ramë Lahaj i bën thirrje Edi Ramës: Thuaj jo Bregoviçit! Zgjidh kë të duash, edhe mua që nuk këndoj në festa birrash

Tenori i njohur, Ramë Lahaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të anulojë performancën e Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë.

10:20
Berat/ Arrestohen tre persona për kultivim kanabisi, mes tyre kryeplaku i fshatit Zhitom i Vogël

Tre persona që kanë kultivuar lëndë narkotike janë arrestuar nga policia e Beratit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si autor i dyshuar.

10:07
Zjarrvënia e qëllimshme në Fier/ Arrestohet një person, gruaja procedohet në gjendje të lirë

Një person u arrestua në Fier për shkatërrim të pronës me zjarr ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

09:46
Arrestohen 2 drejtues mjetesh në Lezhë/ Procedohet penalisht 46-vjeçari që zuri hapësirën publike në plazh

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia e Lezhës ndërsa një person tjetër është proceduar penalisht për zënie të hapësirës publike (plazh), me çadra dhe shezlongë.

09:30
Kultivoi drogë në Dajt me një 37-vjeçar, kryeplaku i Qafë Mollës del sot para Gjykatës. Ja çfarë dëshmoi në polici: Nuk i kontrolloj dot malet…

Kryeplaku i fshatit Qafëmollë, Azem Dedej, 52 vjeç do të dalë sot para gjykatës pasi akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

09:14
500 mijë dollarë për të tërhequr akuzat/ Gruaja zbulon çfarë i ofroi Nicki Minaj për të shpëtuar bashkëshortin

Reperja Nicki Minaj dhe burri i saj, janë paditur nga një grua për të cilën Kenneth Petty ishte i dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994.

08:57
Njëri përplasi për vdekje këmbësorin, tjetri mori para patrullën e “Shqiponjave”/ Çfarë ndodhi 24 orët e fundit në Durrës

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës për vepra të ndryshme penale.

08:52
Kosovë/ Që prej ditës së sotme, policia më aktive në zbatimin e masave anti-COVID

Pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID 19 dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës do të jetë aktive qysh nga sot në realizim dhe implementim të këtyre masave.