Dyshohet se kishte lidhje me grupin ShinyHunters, policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së 29/09 23:00
Ka shkuar mbi 791 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 1 mijë e 769 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 791 mijë e 514.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,38 milionë, me 110.779 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,12 milionë raste të konfirmuara dhe 74.911 të vdekur.
Në SHBA deri më tani rreth 236 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, 200 milionë dozën e dytë dhe 48 milionë kanë marrë 3 doza.
Top Channel