Makina bie nga 100 metra lartësi/ Bulqizë, humb jetën Florian Pupureku 17-vjeç, plagoset rëndë 20-vjeçari

09/12/2021 01:11

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë nga një lartësi rreth 100 metra një automjet ku dyshohet se ka humbur jetën një 17 vjeçar, Florian Pupureku dhe është plagosur rëndë një 20 vjeçar Elvis Terziu cili po merr ndihmë në spital.

Mësohet se dy të rinjtë po udhëtonin me një automjet tip fuoristradë, ndërkohë që dyshimet e para të policisë janë se lagështia në rrugë por dhe shpejtësia kanë qenë shkaqet e aksidentit.

Top Channel