Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Aktorja Adriana Matoshi falenderoi përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, të gjithë ata që e mbështetën gjatë sprovës që kaloi pak ditë më parë.
Ajo iu nënshtrua një operacioni në kokë pasi mjekët i diagnostikuan një tumor për herë të dytë pas 9 vitesh. Për fat të mirë operacion rezultoi i suksesshëm dhe fill pas kësaj fitore të dytë, aktorja përcolli një mesazh:
“Mos prisni veç ditëlindje, Bajram, Vit të Ri, Krishtlindje dhe Pashkë për me u dashtë. Gëzojeni jetën edhe në ditët e rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin për çdo ditë që gëzoni shëndet”.
Adriana Matoshi i kërkoi shoqërisë që të kontribuojë në mënyrë që mjekët e infermierët shqiptarë të mos emigrojnë:
“Gjeneratat e reja të doktorëve e infermierëve nuk duhet me i lën me ik prej këtu. Nuk i kanë njerëzit krejt kushtet me u mjeku jashtë vendit, e na duhet të investojmë në këto gjenerata të reja, se besoj që edhe për ata është më i vlefshëm kontributi në vendin e tyre”.
Top Channel