Të nominuarit e spektaklit të mbrëmshëm ishin:Antonela,Sabiani dhe Meridiani.

Big Mama ka diskutuar me Antonelën në lidhje më nominimet e mbrëmshme.

“Kush doli në nominim?“,-e pyeti Big Mama.

“Unë,Sabiani dhe Meridiani.Është java e dytë që jam në nominim,ka dy javë që jam brenda në shtëpi dhe dy javë jam nominuar.Më nominojnë se i bezdis,i acaroj.I kam thënë s’keni çfarë bëni më shumë vetëm të më nominoni,asgje tjëtër,”-tha Antonela.

“Unë në fakt sa kam hyrë këtu brenda ti fillove direkt me provokime edhe thash me vete kur u bë kjo të më bëj provokime mua”,-tha Big Mama.

“Unë i fus “kunjat” më shumë për të qeshur më beso,nuk e di si interpretohet jashtë”,-tha Antonela.

 

Top Channel