Spanja refuzon propozimin e BE për vaksinim të detyruar të popullatës kundër Covid (fotot)

08/12/2021 20:57
Ministrja spanjolle e shëndetësisë Carolina Darias

Ministrja spanjolle e shëndetësisë Carolina Darias ka refuzuar të bëjë të detyrueshëm vaksinimin në Spanjë pas rekomandimit kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për ‘hapjen këtij debati’ në vendet anëtare.

Dhe në fakt Gjermania ka kuptuar shpejt rekomandimin duke thënë se ndoshta do të shpallë vaksinimin e detyruar “nga shkurti”.

Berlini thotë se ka 68.7% të popullatës të vaksinuar, në krahasim me 80% në Spanjë, në një kohë kur objektivi deklarohet se është 89% e popullatës.

Darias argumentonte se Spanja është ndryshe nga Gjermania dhe se do të vazhdojë fushatën e vaksnimit vullnetar.

Ministrja përmendte “ndërgjegjësimin e madh publik” dhe përgjegjësinë e spanjollëve për t’u imunizuar “për të mbrojtur të tjerët”.

Top Channel