Shtohen darkuesit ne kuzhinat e bamirësisë në Havana mes sanksioneve dhe pandemisë në Kubë(fotot)

08/12/2021 19:43

Kuzhina e përbashkët e komunitetit Kuiskaba, në zonën Los Sitios ne Havana, ka parë një rritje të frekuentuesve të saj dy vitet e fundit mes krizës ekonomike dhe embargos së SHBA.

“Pepín-i”, siç e njohin darkuesit e tij, trazon me një lugë të madhe druri darkën prej më shumë se 100 kilogramë ‘picadillo’ në salcë domate të aromatizuar.

Ky është ushqimi me të cilin një institucion fetar kuban ushqen 2200 njerëz çdo ditë, në një nga zonat më të varfra të Havanës.

Përpara rasteve te para të Covid-19 në mars 2020, dhoma e ngrënies u shërbente rreth 700 njerëzve çdo ditë, por pandemia e sanksionet amerikane shtuan përkeqësimin e krizës.

Pedro Vázquez, “Pepín-i”, është shefi i projektit të komunitetit kushtuar ri-integrimit social në Los Sitio.

“Më parë isha një djalë që ecja rrugëve, nuk kisha punuar kurrë, kisha probleme me krimin dhe veten … për fat kumbari im më solli këtu, tani falë tij jam bërë djalë i mirë”, thotë Vázquez.

Kumbari të cilit ai referohet është Enrique Alemán, drejtor i Projektit të Komunitetit Quiskuaba dhe organizatës fetare që mbështet nënat beqare, familjet e të burgosurve, bartësit e HIV-it, të alkoolizuarit e të pastrehët.

FOTO GALERI
1/7
Kuzhina e përbashkët e komunitetit Kuiskaba, në zonën Los Sitios ne Havana, ka parë një rritje të frekuentuesve të saj dy vitet e fundit

Top Channel