Rezultatet e testeve/ 3 doza të vaksinës janë efektive kundër Omicron

09/12/2021 05:15

Kompanitë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se tre doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19, kanë treguar që gjenerojnë efekte neutralizuese kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator.

Në njoftimin e parë zyrtar nga prodhuesi i vaksinës lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan në një deklaratë të përbashkët se dy doza të vaksinës, rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave por me dozën e tretë të vaksinës, vërehet rritje në neutralizimin e antitrupave, raporton Tch.

Rezultatet janë preliminare derisa gjetjet janë përshkruar vetëm në një komunikatë për media e më shumë të dhëna ende nuk janë të qasshme.

Kompania mes tjerash shtoi se nëse është e nevojshme, vaksinat që do të kishin për bazë variantin Omicron do të mund të ishin gati deri në mars 2022.

Top Channel