‘Kam Bill Gates në qarkullimin e gjakut!’ Mick Jagger publikon këngën e pandemisë (fotot)

08/12/2021 21:45

Mick Jagger ka publikuar së fundmi një këngë solo të titulluar “Eazy Sleazy” (Ngadalë, pisët) ku rrebelohet ndaj mërzitjes së masave të izolimit, të fillimit të vitit 2021.

Britanikja “The Guardian” shkruan se Dave Grohl luan në bateri dhe kitarë, në këngën që u publikua për fansat pas albumit të ri të grupit Rolling Stones që doli në shijte në 2020.

Me një ton depresiv 77-vjecari Jagger që mbetet ende një ‘rock star’ i vërtetë, vajton për hallin e izolimeve masive, duke përmendur se shikon video në TikTok duke mësuar rutina të reja kërcimi, ankohet për zhurmën e fifozëve të futbollit apo dhe se i mbarohen shpejt rrobat e pastra.

Një prej stofave të këngës ai thotë: “Përpiqem të kompozoj melodi / Por më mirë duhet të lidhem me rrjetin Zoom / Të shoh rutinat e kërcimit / Të shoh si të mësoj të gatuaj / Shumë, shumë televizion / Kjo po më shqetëson / Më duket se kam shtuar në peshë / Do të pi edhe një gotë/ Pastaj do të pastroj lavamanin në kuzhinë.”

Më pas ai ankohet se ‘po komandohet nga njerëz të paditur’:  “Duke u komanduar nga idiotë”, që supozohet se i referohet rregullave të izolimit, dhe më pas pranon: “E morëm grushtin në mjekër / Shifrat janë aq të vrazhda/ Le të qëllojnë me vaksina / Me Bill Gates në qarkullimin tim të gjakut/ Është nje kontroll i mendjes.”

Por Jagger e zbukuron disi pjesën e dytë të këngës duke parashikuar  “kopsht të mrekullive tokësore” pas pandemisë, rihapjen e bareve në Britani, dhe shton se  “çdo gjë do të bëhet e frikshme  …por do të jetë dhe e lëmuar e yndyrshme”.

Kjo është kënga e parë solo e Jagger pa grupin e tij Rolling Stones, që prej asaj të vitit 2017, Gotta Get a Grip / England Lost.

FOTO GALERI
1/3
Jagger e Grohl kendojne “Eazy Sleazy” (Ngadalë, pisët)

Top Channel