Mbi 80 mijë tonë karburant të zhdoganuar në gusht, të ardhurat doganore arrijnë 22.8 miliardë lekë Rreziqet fiskale të ekonomisë shqiptare janë shtuar dhe qeveria duhet të marrë masa për menaxhimin e tyre.
Paralajmërimin e ka bërë FMN në raportin e fundit për Shqipërinë, ku vë theksin për monitorim të rreptë për kontratat koncesionare PPP duke i cilësuar një sfidë për ekonominë.
Përpjekjet për të forcuar financat publike dhe për të menaxhuar investimet duke përfshire projektet PPP kanë dështuar thuhet në raportin e FMN-së, ndaj kërkohet transparencë.
Transparencë FMN ka kërkuar edhe për fondet e rindërtimit duke ripërsëritur kërkesën për të qenë pjesë e kontrollit të menaxhimit të financave publike, si dhe për fondet e Covid 19.
Edhe skemat e garancisë për sektorin privat dhe mbështetja për sipërmarrjet shtetërore si ajo për OSHEE-në shtojnë risqet fiskale thotë ndër të tjera institucioni financiar ndërkombëtar, ndaj nevojitet reformë urgjente në sektorin e energjisë dhe ujit, teksa kosto të larta mund të shkaktojnë edhe vendimet e gjykatave.
Rrezik thotë FMN mbetet edhe pastrimi i parave ku kërkon më shumë përpjekje për daljen nga lista gri ku është future Shqipëria.
Në këtë kuadër, thekson se vëmendja duhet të përqendrohet te dobësitë e sektorit të pasurive të paluajtshme si dhe te risqet që paraqesin asetet virtuale në këtë drejtim.
Ndër të tjera, FMN evidenton në raport se tërmeti i nëntorit dhe kriza e pandemisë Covid-19 rritën rritën varfërinë në vend me rreth 0.8%, me shkallën më të lartë në rajon.
Në kushte të tilla, FMN rekomandon rishikimim e skemës së mbrojtjes sociale që është më e ulëta në Ballkanin Perëndimor për të ofruar një mbulim më të mirë duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.
Pasiguria mbi perspektivën ekonomike mbetet e lartë shton FMN prej rrezikut të pandemisë me shfaqjen e varianteve të reja dhe ecurisë së ngadaltë të vaksinimit në vend. Ndikim negativ në rimëkëmbjen ekonomike thekson FMN do të kenë edhe çmimet e larta globale të energjisë elektrike.
Top Channel