E diel, 15 Gusht 2021
22:08
Ndahet nga jeta filologu dhe historiani i shquar, Jorgji Qirjako

Jorgji Qirjako, filolog, historian, përkthyes i më shumë se 70 veprave k ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, në Londër.

22:02
Afganistani i Khaled Hosseinit

Në vitin 2003, një mjek nga Kalifornia publikoi një roman, Gjuetari i balonave, për një fëmijë që rritet në Kabul gjatë viteve 1970. Vetëm dy vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ndërsa bota ishte ende duke vrarë mendjen se si ta kuptonte Afganistanin, romani i Hosseinit dha një përgjigje të thjeshtë. Një vend si të gjithë të tjerët.

22:00
Situata kaotike/ Dëshmitari okular flet për BBC, çfarë ndodhi brenda dyerve të aeroportit në Kabul

Situata në Afganistan ka dalë jashtë kontrollit dhe trupat talebane kanë mësyrë edhe në kryeqytetin Kabul, duke marrë edhe pallatin presidencial, pas largimit të Presidentit drejt Taxhikistanit.

21:45
Situata në Afganistan/ Këshilli i Sigurimit i OKB -së do të mblidhet të hënën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet ditën e hënë, për të diskutuar në lidhje me situatën në Afganistan.

21:30
Gjenerali amerikan: Grupet terroriste mund të rikonstruktohen në Afganistan më shpejt nga sa pritej!

Në një konferencë për senatorët mëngjesin e ditës së sotme, Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Mark Milley tha se grupet terroriste si al Kaeda mund të rikonstruktohen në Afganistan më shpejt sesa dy vitet që zyrtarët e mbrojtjes kishin vlerësuar më parë në Kongres.

21:11
Talibanët mësyjnë në Kabul, marrin kontrollin e pallatit presidencial

Luftëtarët talebanë po marrin kontrollin e kryeqytetit afgan të Kabulit, si dhe kanë mundur të hynë në pallatin presidencial, pasi presidenti i vendit Ashraf Ghani u largua në Taxhikistan.

21:00
Papa bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan

Papa Françesku bëri thirrje sot për dialog për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan, ndërsa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin Kabul.

20:41
Than pemët dhe fluturon deri në 15 km/ Shihni sa është shumuar flutura kineze në Librazhd

Flutura kineze është shfaqur vitet e fundit në vendin tonë dhe më së shumti vihet re në zonën e Librazhdit.

20:25
Erdogan: Turqia do të punojë me Pakistanin për të ndaluar valën e re të refugjatëve afganë

Turqia do të punojë me Pakistanin për të ndihmuar stabilizimin e Afganistanit dhe parandalimin e një vale të re të refugjatëve, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

20:11
Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Vijon puna për shuarjen e 10 vatrave

Zjarret në vendin tonë ende nuk janë shuar. Ministria e Mbrojtjes në një raportim të fundit në lidhje me situatën e zjarreve ka bërë të ditur se po vijon puna për shuarjen e 10 vatrave. Disa prej këtyre vatrave kanë qenë të reja, ndërsa disa janë vatra të vjetra, të cilat të favorizuara nga era dhe kushtet e tjera atmosferike janë përhapur.

19:55
Varianti Delta te fëmijët/ Dy javët e para të shkollës do shihet ecuria e transmetimit

Numri i rasteve të të infektuarve me mutacionin Delta në Shqipëri po rritet me shpejtësi. Përveç të rriturve ka nder to edhe fëmijë.

19:52
Pak fitime, pakësohen artizanët/ Mjeshtri i thuprave: Më shumë fiton tregtari

Kanistra, shporta e kosha të punuara në mënyrë artizanale gjithnjë e më shumë po kërkohen në treg. Punimi i tyre është i vështirë, kërkon mund e mbi të gjitha pasion. Pëllumb Mustafai e ka trashëguar këtë traditë nga gjyshi e më pas nga babai ndërsa puna e ndihmon të mbajë familjen.

19:50
Emigracioni hapi vende pune/ 38% të pozicioneve të lira në Ballkan për këtë shkak

Në Shqipëri papunësia po rritet jo vetëm prej pamundësisë për të gjetur një vend pune, po edhe për shkak se njerëzit duan të emigrojnë për një jetë më të mirë.

19:39
SPAK heton tenderat/ Në shënjestër shkelja e pabarazisë nga Autoriteti i Aviacionit Civil

Një sërë tenderash të zhvilluar nga viti 2018 dhe në vijim janë kthyer në objekt hetimi nga Prokuroria e Posaçme SPAK, që ka në fokus Autoritetin e Aviacionit Civil për të cilin Prokuroria e Tiranës shpalli mos kompetencën dhe ja delegoi SPAK për shkak të akuzës së shkeljes së barazisë në tendera dhe bëhet fjalë për blerje makinash deri tek shpenzimet e vogla.

19:37
Amerikanët deshën të shpëtojnë Evën/ Shoqata ra në gjurmë por tha se Dumani ishte kërcënuar

Krahas përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të gjetur në kampin Al Hol në Siri e për ta kthyer në Shqipëri Eva Dumanin, Tetorin e shkuar, ka patur edhe një përpjekje nga një organizatë amerikane.

19:15
Mbyllja e 15 ditëshit të parë të Gushtit, trafik i rënduar në Vlorë

Prej ditësh qyteti i Vlorës po përjeton trafik të rënduar, por sot e ka shtuar edhe më tepër mbyllja e 15 ditëshit të parë të muajit gusht, ku shumë qytetarë mbyllin pushimet. Prej orëve të para të ditës deri në këto orë të vona të pasdites trafiku është tejet i rënduar, nga hyrja e autostradës Trasballkanike, Lungomare, Uji i Ftohtë, Radhimë deri në Orikum, vargu i makinave është me mijëra.

19:09
Strehimi i afganëve/ Yuri Kim: Kur ka më shumë rëndësi populli shqiptar tregon guxim!

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të mirëpritur qytetarë afganë për strehim të përkohshëm, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

19:04
Kreu i Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë: Shqiptarët po i tregojnë botës çfarë është ‘BESA’!

Kreu i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Robert Menendez ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të mirëpritur përkohësisht qytetarë afganë.

19:00
Vitrina e Librit/ Tokë e premtuar – Barack Obama

Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike – një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike.

18:57
Vitrina e Librit/ Brixhërtonët -Unë dhe Duka (Julia Quinn)

Vjen më në fund vëllimi i parë i serisë Brixhertonët, – një romancë historike befasuese e cila ka fituar zemrat e miliona lexuesve: Së fundi kjo vepër është bërë film nga Netflix, pasi pasqyron thellësisht raportet mes shtresave të shoqërisë njerëzore dhe pasionet e tyre të cilat i kapërcejnë rregullat dhe kastat.

18:53
Kabineti i Raisi: Një listë e plotë e kriminelëve, mashtruesve dhe veterinerëve të IRGC

Raportimi nga PMOI/MEK

18:52
Mural fest, projekti që i dhuron ngjyra të përjetshme Tiranës!

Tirana do të mirëpresë një prej festivaleve më të veçanta. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë. Ky projekt është nismë e “Dekor”nga Bashkia e Tiranës që ka nisur tri vite më parë.

18:50
Dyndje në plazhe/ Pushues që ikin e vijnë, përfundon dyjavëshi i parë i gushtit

Mesi i Gushtit është edhe periudha më e ngarkuar në plazhe. Një pjesë e pushuesve i fillojnë tani pushimet e pjesa tjetër kthehen. Përveç trafikut të rënduar nëpër disa nga akset kryesore të vendit edhe plazhet i gjejmë plot.

18:41
OSHEE njofton ndërprerjen e pjesshme të energjisë, ja zonat që s’do kenë drita nesër

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike njofton se ditën e nesërme do të ketë staktim të energjisë elektrike.

18:18
Ambasada amerikane: Të shtëna me armë zjarri në aeroportin e Kabulit

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në aeroportin e Kabulit. Alarmi i sigurisë është lëshuar nga Ambasada Amerikane.

18:13
Përleshje në periferi të Kabulit, plagosen më shumë se 40 persona

Më shumë se 40 persona u plagosën sot në përleshjet në periferi të Kabulit. Lajmi u bë i ditur nga një spital në kryeqytetin afgan përmes Tëitter-it pas hyrjes së luftëtarëve talebanë në qytet.

17:53
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit: I jam mirënjohëse Shqipërisë që po i ofron strehim afganëve!

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madaleine Albright i ka shprehur mirënjohjen Shqipërisë për vendimin për të strehuar afganë të rrezikuar nga talebanët.

17:46
Tërmeti në Haiti/ Rritet në 724 numri i viktimave, shkon në 2.800 numri i të plagosurve

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi Haitin dje është rritur në 724. Lajmi është bërë i ditur pas një deklarate që ka lëshuar mbrojtja civile e vendit.

17:28
“Po dëgjojmë të shtëna armësh, por…”/ Talebanët hyjnë në Kabul

Talibanët hynë në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, në mënyrë paqësore, raportoi Nick Paton Walsh i CNN.

17:20
Presidenti u largua nga Kabuli/ Politikani afgan e kritikon: Zoti do të kërkojë llogari dhe populli do të gjykojë!

Kryetari afgan i Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah ka kritikuar ashpër Presidentin, Ashraf Ghani që zgjodhi të largohej nga vendi në një situatë kaq të vështirë për Kabulin.

17:02
Situata nga covid/ Ministria e Shëndetësisë: 397 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Një numër relativisht i lartë infeksionesh është ai i regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë testuar pozitivë 397 raste të reja si dhe ka humbur jetën një person. Raportohet se viktima është një 54 vjeç nga Tirana.

16:59
“Nuk jam me Ilirin”/ Befason Gilberta e Përputhen +40: S’do rrimë mbyllur, jam e lirë dhe po shijoj…

Gilberta dhe Iliri dolen çift nga Përputhen +40, por duket se rrugët e tyre janë ndarë, pas një verë të nxehtë që kanë kaluar së bashku.

16:48
Kosovë/ Katër viktima dhe 1.096 raste me covid-19

Sot autoritetet shëndetësore kosovare njoftuan se si pasojë e covid kanë humbur jetën katër persona dhe janë shënuar 1.096 raste të reja. Viktimat ishin nga Komuna e Gjakovës, Vitisë, Skenderajt dhe Rahovecit.

16:45
Të paktën 28 të vdekur nga një shpërthim në Liban

Të paktën 28 persona kanë vdekur pasi një kamion, që po barte karburant, ka shpërthyer në Akkar të Libanit. Shkaku i shpërthimit, që ndodhi më 14 gusht, është ende i paqartë.

16:32
Forcat talebane lirojnë nga burgjet në Kabul të dënuarit talebanë

Një agjenci e lajmeve pro-talebanëve, përmes pamjeve të postuara tregon se forcat talebane që kanë pushtuar Kabulin janë duke nxjerrë të burgosurit talebanë nga burgu Pul-e-Charkhi në Kabul-burgu më i madh në Afganistan.

16:23
Ministrja Kushi i dorëzon Gjerdanin e Artë Ferit Ketës: Krenare për talentet e reja shqiptare

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka marrë pjesë në eventin e madh ndërkombëtar sportiv “Duel në Themel”, të organizuar nga vëllezërit Keta dhe Bashkia Rrogozhinë në një atmosferë fantastike në Kalanë e Bashtovës.

16:18
Presidenti Ashraf Ghani largohet nga Afganistani

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është larguar nga kryeqyteti Kabul për në Taxhikistan, ka thënë të dielën një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme afgane, shkruan Reuters

16:07
Policia rrugore shton vigjilencën në fundjavë, ja ç’ndodhi në 48 orët e fundit në bajpasin e Fierit

Policia Rrugore e Fierit, nisur edhe nga fluksi shumë i madh i automjeteve që lëvizin në drejtim të zonave bregdetare dhe anasjelltas, ka intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës duke monitoruar qarkullimin e automjeteve me radarë, patrulla të lëvizshme, dronë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

15:50
Elbasan/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ dhe përfundojnë të shkatërruara në anë të rrugës (pamjet)

Një aksident ka ndodhur në rrugën Ebasan-Peqin në fshatin Paper.

15:43
Flutura që kthen pemët në skelet/ Po shumohet në mënyrë të jashtëzakonshme në pyjet e Librazhdit

Flutura e bushit ose flutura kineze po bën kërdinë në pyjet mes Elbasanit dhe Librazhdit.

15:42
Më pak lindje këtë vit/ Në 6 muajt e parë 2700 bebe më pak se në 2020

Lindshmëria e shqiptarëve po pakësohet ndjeshëm vit pas viti duke krijuar një situatë mjaft shqetësuese.

15:36
Në Durrës për antikitetin/ Turistët që vizitojnë objektet arkeologjike

Është mesi i muajit gusht dhe plazhet e Durrësit janë plot me pushues, po jo më pak dhe qyteti i Durrësit. E ndërsa vendasit nxitojnë të mbarojnë punët e ditës dhe t’i shmangen vapës, turistët e huaj sfidojnë temperaturat e larta dhe shijojnë vizitat në qytet, plot kërshëri për të njohur histori, njerëz dhe kultura të reja.

14:58
Erdogan: Muret që kemi ngritur do të ndalojnë hyrjet e paligjshme në Turqi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan iu drejtua forcave turke në kufi me Iranin dhe tha se terrorizmi i gënjeshtrave që përhapet në Turqi duhet të ndalet, raporton Anadolu Agency (AA).

14:47
Talebanët në Kabul: Po presim transferimin e paqtë të pushtetit

Luftëtarët talebanë kanë hyrë në periferi të kryeqytetit afgan, Kabul dhe thanë se po presin një “transferim paqësor” të pushtetit pasi premtuan se nuk do të ndërhyjnë më forcë.

14:45
Kosovë/ Gjobiten 117 qytetarë për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 117 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

14:28
Nipi i legjendës Muhamed Ali magjeps në duelin e parë si profesionist

Nipi i boksierit legjendar, Muhammad Ali, Nico Ali Walsh, fitoi ndeshjen e tij të parë në këtë sport si profesionist.

14:16
Simptomat e variantit delta – çfarë duhet t’i kushtojmë vëmendje?

Në fillim të pandemisë, agjencitë qeveritare dhe autoritetet shëndetësore u përpoqën të informonin njerëzit se si të njohin simptomat e koronavirusit.

14:05
Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda Gerd Muller

Bota e futbollit është në zi. Paraditen e kësaj të diele ndërroi jetë në moshën 75 vjecare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e alzheimerit, legjenda gjermane e futbollit, sulmues dhe simboli i bayernit të Mynihut dhe përfaqësueses gjermane.

14:00
Vatra aktive zjarri në male, nga veriu në jug të Shqipërisë

Dy javë pas shpërthimit të zjarreve, pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, ende ka vatra aktive që po vazhdojnë të shkrumbosin pyje dhe të venë në rrezik zonat e banuara.

13:46
Guardiola “thumbon” Kloppin: Nëse s’i pëlqejnë shpenzimet e City-t, të na hedhë në gjyq!

Rivaliteti mes Jurgen Kloppit dhe Pep Guardiolës ndizet me thumbimet që të dy trajnerët i bëjnë njëri-tjetrit me deklaratat për shtyp.

13:45
Elbasan/ Kundërshtuan dhe goditën efektivët e policisë, vihen në pranga tre shtetas

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë pronari i lokalit,i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

13:37
Tërmeti shkatërrues në Haiti, Meta: Trishtuese humbjet e jetëve, solidariteti ndërkombëtar për tejkalimin e pasojave tragjike

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrrues që goditi Haitin të shtunën dhe mori jetën e të paktën 304 personave, si dhe plagosi mijëra të tjerë.

13:29
Afganistani në kaos/ Kush janë talebanët, si financohen dhe çfarë duan ata!

Marrë me shkurtime nga The Washington Post

13:27
Kjo është vila 12 milion euroshe ku po qëndron “i burgosur” bashkëshorti i Angela Martinit (Foto)

Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini u arrestua disa ditë më parë në ishullin grek, Mykonos.

13:10
Plagosja në Kurbin, zbardhet ngjarja, në pranga daja i autorit, ja çfarë gjeti policia në banesën e tij

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme të ndodhur në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 25 vjeçar.

13:03
Hungari, 8 të vdekur dhe 48 të lënduar në një aksident autobusi

Një aksident i rëndë është shënuar në Hungari, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas përmbysjes së një autobusi pasagjerësh.

12:52
Qeveria e Kosovës: Jemi në komunikim me SHBA-në për strehimin e afganëve

Që nga mesi i korrikut, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, është në komunikim dhe në bashkëpunim me autoritetet amerikane, sa i përket mundësisë së strehimit të afganëve, që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara.

12:45
Rritet numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) tha të dielën se 325 pacientë po trajtohen në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme dhe 256 prej tyre janë pozitivë me koronavirus.

12:30
Kremtohet dita e Shën Mërisë/ Në Zvërnec dhjetëra besimtarë dhe emigrantë

Në manastirin e Zvërnecit u kremtua festa e Shën Mërisë, një ditë e rëndësishme në kalendarin ortodoks, kur festohet bashkimi i saj me Jezu Krishtin.

12:27
I vaksinuar plotësisht kundra Covid-19 dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, humb jetën një person në Greqi

Lajme jo të mira vijnë nga Greqia, ku është regjistruar vdekja e parë e një shtetasi të vaksinuar plotësisht kundra Covid-19.

12:16
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Problematike vatrat në veri, era ka ndikuar në përhapjen e tyre

Ministria e Mbrojtjes informon në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.

12:11
Lezha, 250 vaksina në ditë/ Shtohet interesi pas lejimit të Pfizer për të gjithë

Gjatë muajit të hapur të vaksinimit në Lezhë janë kryer 29.897 mijë vaksina.

12:05
Basha pro strehimit të afganëve: Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj në proporcion me kushtet dhe mundësitë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me pranimin e kërkesës së SHBA-së për strehimin e afganëve në vendin tonë nga kryeministri Edi Rama.

12:00
Afganët do vijnë në Shqipëri/ Kryeministri konfirmon: Do strehojmë gra dhe intelektualë

Kryeministri Edi Rama pranoi zyrtarisht se afganët do vijnë në Shqipëri.

11:54
E rëndë, gjendet pa shenja jete një 25 vjeçare në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë.

11:42
Ndërtuan kate shtesë pa leje në Dhërmi, shpallen në kërkim dy biznesmenët

Dy pronarë të dy objekteve në Dhërmi janë shpallur në kërkim pasi kanë ndërtuar kate shtesë në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe projektin fillestar.

11:36
Me bikini të zeza! Manjola Nallbani “ndez” rrjetin, për të vitet janë thjesht numra (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë, Manjola Nallbani festoi ditëlindjen. Edhe pse tashmë i ka kaluar të 50-at, ajo tregon se ka një fizik të admirueshëm.

11:26
Pushuesit dynden drejt bregdetit, trafik i rënduar në Vlorë

Teksa temperaturat janë të larta dhe sot është e diel, qytetarët kanë rendur drejt plazhit.

11:15
Washington Post: SHBA-ja ka negociuar me talibanët për të parandaluar sulmet ndaj trupave amerikane

SHBA-ja po negocion me talibanët për të parandaluar që grupi të sulmojë trupat e tyre gjatë evakuimit të personelit amerikan në ambasadën në kryeqytetin afgan Kabul, sipas një shkrimi në Washington Post dje, transmeton Anadolu Agency (AA).

11:06
“Po vijnë nga të gjitha anët”. Talebanët në Kabul: Do presim te portat, derisa të mbarojë evakuimi

Talebanët mësynë të dielën në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, kështu njoftoi një zyrtar i ministrisë së brendshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara evakuuan diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter.

11:05
Emri/ Arrestohet në Durrës serbi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Një shtetas serb, i shpallur në kërkim kombëtar është vënë nën prangat e policisë së Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Serbisë.

10:58
Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e tërmetit në Haiti

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar, pas tërmetit të fuqishëm prej 7.2 shkallësh që goditi Haitin dhe la të vdekur të paktën 304 persona.

10:50
Strehimi i afganëve/ Haradinaj: Kosova t’i strehojë dhe të jetë pranë SHBA-së!

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama për strehimin e afganëve në vendin tonë vjen një reagim nga ana e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

10:41
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë autori

Një tjetër person është vënë nën pranga, këtë herë në Kavajë, për zjarrëvenie.

10:30
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në Krujë, procedohet penalisht një person

Ramiz Stafasani është proceduar penalisht në Krujë pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”.

10:23
Zjarret në vend/ Ja si paraqitet situata në malin e Terbunit, forcat e ushtrisë vijojnë punën në terren

Bashkia e Pukës ka dhënë informacion lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret në masivin pyjor të Terbunit.

10:15
Talebanët thyejnë edhe Kabulin, drejt marrjes nën kontroll të plotë të Afganistanit

Militantët talebanë kanë filluar të hyjnë nga të gjitha anët në Kabul dhe janë pranë marrjes së kryeqytetit.

10:04
Iu doli zjarri jashtë kontrolli, policia arreston një person në Lushnje, procedon penalisht 15-vjeçarin

Një person është vënë nën prangat e policisë në Lushnje, ndërsa një 15 vjeçar është proceduar penalisht.

09:51
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Haiti (Pamje të rënda)

Të paktën 304 viktima dhe qindra të zhdukur e mbi 1800 plagosur. Është ky bilanci tragjik pasi një tërmet me magnitude 7.2 ballë goditi Haitin të shtunën, vetëm disa ditë para mbërritjes së pritshme të një stuhie tropikale në atë vend.

09:35
Momenti prekës kur dy fëmijë nxirren gjallë nga rrënojat e tërmetit që goditi Haitin (VIDEO)

Një video emocionuese po qarkullon në rrjet nga tragjedia në Haiti.

09:25
Afganë në Shqipëri? Rama: Nuk do t’i themi jo Amerikës, kemi pranuar kërkesën për strehimin e qindra personave

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin se Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për strehimin e afganëve, që u rrezikohet jeta nga talebanët.

09:17
Festa e Shën Mërisë/ Pritet fluks automjetesh në pikat kufitare Greqi-Shqipëri, pala greke apel qytetarëve

Ditën e sotme, mediat greke kanë bërë një njoftim në formë kërkese për automjetet që vendosin të kalojnë kufirin me Greqinë, të shpërndahen në të gjitha pikat kufitare me shtetet fqinj, për të shmangur fluksin në pikat e mëdha hyrëse.

09:07
Sherr me thika në Milot, 2 vëllezër përfundojnë në spital, policia jep detajet

Një konflikt i çastit ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve dhe një 58 vjeçari, banues të Lezhës.

08:57
Situatë problematike e zjarreve në Mirditë, disa vatra aktive, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Situata nga zjarret vijon që të mbetet problematike në Mirditë.

08:49
Talebanët drejt kontrollit të plotë të Afganistanit! Ambasada amerikane nis evakuimin e stafit

Talebanët janë drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, pasi në duart e qeverisë ka mbetur tanimë vetëm kryeqyteti Kabul, pranë të cilit kanë trokitur.

08:37
Rama: Për të gjithë ata që duan të ankorohen në bregun tonë të ndjekin këtë procedurë

Për të gjithë ata që duan të shijojnë Shqipërinë nga deti, Kryeministri Rama vjen me një njoftim.

08:25
“Shqiponja mbyt Kobrën”, Ferit Keta i artë në Bashtovë!

Ferit Keta, i artë dhe ne Bashtovë. Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë të Bashtovës, Keta mundi të fitojë gjerdanin e artë botëror në IKBF, në peshën “cruiser”, pasi mposhti në raundin e 3-të me rrëzim në tapet holandezin Blokland, duke regjistruar suksesin e 15-të radhazi në ring e duke qëndruar i pamposhtur.

08:12
SHBA, 1.943 të vdekur nga COVID 19 gjatë 24 orëve

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri në SHBA është rritur në 621.036, prej të cilëve 1.943 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

07:45
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe temperatura deri në 38 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

07:07
Situata në Afganistan, Ghani: Nuk do të heqim dorë nga arritjet e këtyre 20 viteve

Në daljen e tij të parë publike, ndërsa talebanët po përparojnë duke marrë nën kontroll territore të gjera, presidenti afgan Ashraf Ghani tha se nuk do të heqë dorë nga arritjet që janë bërë 20 vitet e fundit. Mesazhi televiziv erdhi në një kohë kur në Kabul ishin shtuar zërat se zoti Ghani do të njoftonte dorëheqjen e tij dhe do të lejonte talebanët të hynin në kryeqytetin e vendit. Talebanët prej kohësh kanë kërkuar dorëheqjen e presidenti Ashraf Ghani, duke thënë se dorëheqja e tij është kusht për t’i dhënë fund konfliktit.

06:52
Situata në Afganistan/ Mazar-i-Sharif bie në duart e talibanëve

Mazar-e-Sharif, qyteti i katërt më i madh i Afganistanit ra të shtunën në duart e talibanëve, pas një sulmi të kryengritësve nga disa drejtime, sipas një ligjvënësi. Ligjvënësi Abas Ebrahimzada tha se trupat e ushtrisë afgane që ndodheshin në këtë krahinë u dorëzuan të parët, gjë që u pasua nga demoralizim i grupeve paraushtarake dhe forcave të tjera pro-qeveritare përballë sulmeve të talibanëve.

06:26
Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin.

05:57
Ngrirja e muskujve të qafës/ Trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë

Kontraktimi apo siç njihet, ngrirja e qafës është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo. Na ka ndodhur të gjithëve të zgjohemi një ditë të bukur dhe të ndiejmë dhimbje sepse siç thuhet në gjuhën popullore “kemi zënë qafën keq.”

05:30
Zbuloni si ndikojnë ushqimet me antioksidantë kundër demencias

Bimët që na dhuron nëna Natyrë janë dhuratat më të mira për shëndetin e njeriun. Frutat dhe perimet në përgjithësi janë ndër më të jashtëzakonshmet sepse përmbajnë flavonoidë, antioksidantë që mbrojnë organizmin kundër shumë sëmundjeve.

05:05
7 llojet e dhimbjes së stomakut/ Kur duhet të shqetësoheni?

Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të shqetësoheni?

03:46
Studimi/ Zjarret mund të shkaktojnë rritje të numrit të njerëzve që vuajnë nga COVID-19

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, shkencëtarët kanë zbuluar se një fatkeqësi tjetër luan një rol kyç në rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga format e rënda të COVID-19, të cilat janë zjarre. Një studim i ri i botuar në revistën Science Advances zbuloi se rritja e grimcave të vogla të tymit nga zjarret e vitit 2020 çoi në një rritje të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Kaliforni, Oregon dhe Uashington.

03:23
Zyrtare/ Arben Vitia, kandidat i VV-së për Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

02:44
Francë, raportohen mbi 26 mijë raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Franca ka regjistruar 26.453 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të shpallura nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani ka arritur në 6.425.436.

02:20
SHBA, shkon mbi 621 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në SHBA është rritur në 621.036, prej të cilëve 1.943 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins. Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 36,6 milionë.

01:54
Shkon në mbi 4,66 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliardë e 660 milionë.