Banditë në motorë uji hapin zjarr në rezortin luksoz meksikan Cancun megjithë sigurinë e shtuar (fotot)

09/12/2021 17:57

Turistët e rezortit me katër yje të Cancun u detyruan të vraponin sot për jetën e tyre pasi sulmues të armatosur në motorë uji mësynë në plazh dhe hapën zjarr.

Shkëmbimi i zjarrit në rezortin ‘Oasis Palm’ vjen pak pas njoftimit qeveritar se ushtria ishte dislokuar në disa vendndodhje turistike pas një serie konfliktesh të armatosura në rezortet që deri më parë konsideroheshin nga më ekskluzivet.

Prej fillimit të muajit autoritetet kanë dislokuar në zonë një forcë të veçantë ushtarake me 1,500-gardistë.

Në incidentin e djeshëm, pesë njerëz të maskuar me uniforma ushtarake zbritën nga deti në rezortin “për familjarë” dhe qëlluan më shumë se 20 të shtëna, sipas raportimeve vendore.

Disa nga raportimet thonin se sulmuesit e paidentifikuar kishin qëlluar në ajër, më pas kishin braktisur motorët e tyre të ujit.

Policia raportoi se ata kishin zhveshur rrobat ushtarake duke u veshur si civilë, dhe ishin larguar.

Turisti amerikan Zayne Jones tha për rrjetin vendas KUTV-News: “Për fat nuk u lëndua njeri, por mund të kishte shkuar shumë më keq. Nuk është mirë kur ke fëmijët me vete këtu”.

Dje departamenti amerikan i shtetit lëshoi paralajmërime për turistët që shkojnë në rezortet e famshme të shtetit meksikan Quintana Roo, duke përfshirë dhe Cancun, që të bëjnë “shumë kujdes gjatë udhëtimeve atje”.

Muajin e kaluar një luftë mes banadave rivale të drogës bëri që turistët të vraponin për të shpëtuar kokën në rezortin Hyatt Ziva Riviera, në Cancun.

Policia tha se një turist ishte plagosur lehtë.

Prandaj autoritetet vendase krijuan më vonë  “batalionin turistik” të Gardës Kombëtare për mmbrojtjen e rezorteve të Cancun e atyre fqinje.

“Batalioni do të vendosë siguri në të gjithë zonën turistike tha ministri i mbrojtjes  Luis Cresencio Sandoval duke njoftuar lëvizjen.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/12/06/plazhiste-dhe-ushtare-garda-kombetare-e-meksikes-zbarkon-ne-rezortet-e-luksit-per-te-mbrojtur-turistet-nga-kartelet-fotot/

FOTO GALERI
1/9
Turistët e rezortit me katër yje të Cancun u detyruan të vraponin sot për jetën e tyre pasi sulmues të armatosur në motorë uji mësynë në plazh

Top Channel