Erdogan harron fjalët: Qofshi mirë dhe…, presidenti “fiket” në mes të fjalimit!

09/12/2021 15:33

Një episod i fundit me protagonist presidentin turk ka bërë që të rikthehen dyshimet mbi problemet e shumëpërfolura shëndetësore të Rexhep Tajip Erdoganit.

Teksa fliste përpara një njësie ushtarake me bazë në Katar, ai harroi se çfarë duhet të thoshte. Për ta nxjerrë nga situata, iu afrua menjëherë ministri turk i mbrojtjes, që i kujtoi vazhdimin e fjalisë. Erdogani duhet t`i bënte ushtarëve urimin e zakonshëm.

“Qofshi mirë dhe…”: presidenti harroi duket se çfarë vinte më tej e ministri i kujtoi shprehjen pasuese: “Allahu ju bekoftë”! Spekulimet për shëndetin e Erdoganit kanë qarkulluar prej vitesh, por së fundi ato janë shtuar shumë. Erdogani sot 67 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në zorrë në vitin 2011.

Presidenti turk vazhdimisht i ka mohuar raportet se vuan nga kanceri. Disa javë më parë, kur spekulimet për shëndetin e tij morën hov, zyra e Erdoganit postoi një video ku ai shihej me disa të rinj duke luajtur basketboll.

Top Channel