Të dyshuar për përndjekje, konsumim droge dhe të dehur në timon, arrestohen pesë shtetas në Durrës

09/12/2021 16:46
Foto ilustruese

Pesë shtetas janë arrestuar sot në Durrës për vepra të ndryshme penale.

32-vjeçari u arrestua pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar shtetasen F. T., 21 vjeçe.

36-vjeçari me iniciale F.L., banues në Katund i Ri dhe 30-vjeçari me iniciale A.M., banues në Arapaj u kapën me kokainë në makinën me të cilën po udhëtonin në qytetin bregdetar.

Ndërkohë janë ndaluar nga policia rrugore dy shoferë:

Sipas policia shtetasi me iniciale D. K., 36 vjeç po drejtonte automjetin në gjendje të dehur kur ka goditur automjetin me drejtues shtetasin S. Gj., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po për drejtim mjeti në gjendje të dehur është ndaluar dhe 34-vjeçari me iniciale A.B.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel