Ndeshjet e Europa League/ Mbyllet sot faza e grupeve, ndahen verdiktet përfundimtare

09/12/2021 14:47

Edhe Europa League mbyll sot fazën e grupeve teksa do të luhen ndeshjet e fundit nga ku do të përcaktohen edhe skuadrat e mbetura që do të kualifikohen dhe ato që do të zbresin në Conference league.

Në grupin A Lyon e Rangers janë kualifikuar dhe gara do të jetë për vendin e tretë mes Spartës së Pragës dhe brondby. në grupin B, Monaco është kualifikuar disi fituese e grupit dhe beteja është për vendin e dytë mes PSV Eindhoven dhe Sociedad që do të luajnë mes tyre.

Në Grupin C, situata është e komplikuar pasi të gjitha skuadrat janë në lojë për t’u kualifikuar. Në këtë grup, Napoli që është në vendin e tretë do të presë kryesuesit e Leicester, ndërsa Legia Varshavë do të luajë në shtëpi me Spartakun e Moskës, sfida këto që janë të hapura për çdo rezultat që mund të sjellin në cdo moment ndryshime në klasifikim. në Grupin D situata është e qartë, Eintracht dhe Olympiacos të kualifikuara, ndërsa Fenerbahce do të luajë në Conference League. po kështu edhe në Grupin E me Galatasaray e Lazion në raundin me eliminim direkt e Marseille në Conference League.

Në grupin F janë llogaritë e hapura ku 3 skuadra janë në garë për kualifikimin dhe vendin e parë në grup, Crvena Zvezda do të liuajë në Portugali ndaj Bragës, ndërsa Ludogorets i eliminuar do të presë Midtjylland.

Grupi G sheh Leverkusen dhe Betis të kualifikuar dhe Celtic që do të luajë në Conferenece league. Ndërsa në Grupin H, ëest Ham është kualifikuar si fitues i tij, ndërsa Dinamo Zagreb e Genk do të luajnë për vendin e dytë me kroatët që do të përballen pikërisht me West Ham, ndërsa Genk do të presë Rapidin e Vjenës.

Top Channel