Shkarkohet përfundimisht nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë sot nga KPA.

Daci është shpallur fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Pas këtij vendimi nga Gjykata e Lartë, KPA nisi procedurat për largimin e Dacit si anëtar i këtij institucioni.

Daci akuzohet per falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. Gjykata e dënoi Dacin për faktin se kishe fshehur shkarkimin nga detyra në 1997 duke arritur që të bëhet anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Top Channel