Flakët përfshijnë një çerdhe në Fier, më shumë panik se dëme materiale

09/12/2021 11:13

Zjarri ka përfshirë këtë të enjte çerdhen nr.4 në qytetin e Fierit si pasojë e një defekti elektrik.

Mësohet se nga zjarri i rënë ka pasur më shumë panik se sa dëme materiale.

Edukatorët arritën të evakuojnë menjëherë fëmijët nga një hyrje tjetër.

Policia dhe zjarrëfikësja ka shkuar në vendngjarje.

Top Channel