E rëndë në Bulqizë, humb jetën në rrethana të paqarta një 65-vjeçar, punëtor në fabrikën e kromit (EMRI)

09/12/2021 13:39

Një i moshuar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Bulqizë.

65-vjeçari Mustafa Kamishi, i cili punonte me kohë të pjesshme tek fabrika e pasurimit të kromit të Bulqizë është gjetur pa shenja jete, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Ngjarja e rëndë është shënuar tek dampa ku shkarkohet rëra, që del nga përpunimi i pasurimit të kromit nga fabrika.

“Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë”, njofton policia.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje.

Top Channel