Anglia, gati trupat për në Ukrainë: Tërhiqet SHBA? Ne, jo”!

09/12/2021 16:49

Britania dhe aleatët e saj janë të gatshëm të përdorin forcën për të ndaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pavarësisht paralajmërimeve se kjo mund të çojë në konfliktin më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, u shpreh se kjo krizë është një test kyç për vendosmërinë e perëndimit që t`i vërë fre Vladimir Putin-it.

Ka një përpjekje ndërkombëtare për ta bindur Putin-in të mos i urdhërojë trupat e tij të mësyjnë Ukrainën. Kjo përpjekje përfshin gjithçka që nis nga lëvizjet diplomatike, ekonomike e kapacitete mbrojtjeje me qëllimin që të zmbrapset çdo agresion i mundshëm. Por nëse kjo nuk funksionon, ne trupat i kemi gati. Në skenarin më të keq, do të ketë një përplasje siç nuk është parë në Evropë që prej Luftës së Dytë”, u shpreh ministri, i cili e ka urdhëruar tashmë dërgimin e trupave shtesë në kufijtë që Polonia dhe Lituania ndajnë me Rusinë.

Presidenti amerikan Joe Biden tha më herët se vendosja e trupave amerikane në terren në Ukrainë, me synimin për të penguar një sulm të mundshëm rus, nuk është një opsion që po shqyrtohet.

Top Channel