Top Story/ Nëna e Jetmira Hasanit tregon kalvarin e vuajtjeve të së bijës deri në momentin që plumbat i morën jetën.

08/12/2021 23:55

Pasditja e 15 shtatorit 2020 do të shënonte fundin tragjik për Jetmira Hasanin. Jeta, do të ndërpritej në mes nga plumbat që do të lëshonte arma e shkrepur mbi të. Ish-kunati, Agron Tushi pas aktit u largua si burracak për tu arrestuar më vonë.

Nënë Nailja tregon për Top Storyn se vajzën e martoi në moshën 24 vjeç. “Vajza është martuar 24 vjeçe. E menduam që po e martonim e jo që po e bënim nuse varri” u shpreh Naile Hasani, nëna e Jetmira Hasanit. Që në fillim martesa ka qënë e dhunshme. Ish bashkëshorti i Jetmirës ka ushtruar dhunë jo vetëm tek ajo por edhe te partneret e mëparshme.

“Një javë pasi ka shkuar ka nisur duke i thënë cfarë ikam bërë unë gruas të parë. I kam thyer këmbën dhe e kam vënë në allci për dy muaj. Vinte sa ta rrihte një herë në tre muaj dhe ikte në Greqi. Kur vinte nuk ishin shëruar akoma plagët e para e rrihte prapë e prapë shkonte. Si luftë ka qënë këto janë cështje lufte” u shpreh Naile Hasani, nëna e Jetmira Hasanit. Pas disa viteve që jetonte në dhunë Jetmira kërkon divorcin nga i shoqi. Gjykata ckaton që kati i dytë i shtëpisë do të ndahej mes çiftit duke qënë edhe vajza e mitur në mes. Por këtë fakt nuk e ka pranuar ish kunati Agron Tushe i cili pretendonte që shtëpia ishte e tij.

“Ne me gjykatë tre gjyqe i fituam por as pasi i fituam nuk u lidhën as drita as ujë. Jeta u bë edhe më e vështirë. Ajo ka shkuar që të marrë teshat aty se gjë tjetër ska patur. Kjo ka qënë duke marrë mallin për ta sjellë këtu. Ne nuk e kemi ditur që do të bëhet kjo punë. Se në radhë të parë është gruaja e huaj. Në radhë të dytë ka qënë në shtëpin e vetë se ishin shtëpitë e ndara. Ai ka nxjerrë pushkën për nusen e vëllait. Ai ka nxjerrë pushkën për të marë ky shtëpinë e vëllait” u shpreh Naile Hasani, nëna e Jetmira Hasanit.

Në momentin që Jetmira është vrarë, ka qënë në oborrin e shtëpisë. Ajo po merrte rrobat, për t’u kthyer në shtëpinë e prindërve. Atë e ka shoqëruar nusja e vëllait dhe vajza 8 vjeçe. Agron Tushe ka marrë armën dhe ka qëlluar disa herë në sy të vajzës së mitur duke i vrarë nënën. Një skenë horror që s’do të fshihet kurrë nga kujtesa e një fëmije.

“Vajza ka patur urdhër mbrojtje me raport mjeko ligjor që kur është divorcuar se e ka rrahaur ai, pra burri. Më pas ka patur urdhër mbrojtje edhe prej këtij që e ka vrarë vajzën time pa bër asgjë. Unë kët nuk e marrë vesh edhe kjo urdhër mbrojte prej kunatit dhe ai urdhër mbrojtje prej kësaj. Ai me pushkë brenda dhe spo i hyn njeri kontrolll dhe i lëshojnë dhe urdhër mbrojtje se spo e mbron pushka por ta mbrojë edhe shteti” u shpreh Naile Hasani, nëna e Jetmira Hasanit.

Top Channel