Top Story/ Familjarët tregojnë dinamikën e ngjarjes, Fëllënxa kishte tentuar më herët ti jepte fund jetës

08/12/2021 23:40

Ibrahim Rrasa vëllai i Hekuran Rrasës na tregon gjithë dinamikën e ngjarjes. “Unë isha në shtëpi më kishte ardhur një baxhanak dhe po bënim muhabet aty jashtë te shtëpia. Ndërkohë që dëgjojmë dy të shtëna që nuk u dukën të mira. Tek e shtëna e parë u afrua djali për të parë cfarë u bë. Pa u afruar ai u dëgjua dhe e dyta pastaj asnjë zhurëm.

Ne skishim si të hynim se nuk po dëgjonim më zhurma. Lajmëruam djalin Leonardin dhe ai erdhi me vrapë te mua. Më tha o baba cfarë ka bërë babi ka vrarë mamin. Obo bo thashë dhe u këputa. Udetyruam pastaj morëm policinë. Kur u bënë dy të shtënat ne dëgjuam edhe një të tretë. Ajo e treta ka qënë rastësisht jashtë dhe kur erdhi policia i thashë ai do këtë dalë jashtë se kemi dëgjuar tre të shtëna. Dolëm andej nga toka ndërkohë që më thërrasin eja se janë të dy brenda. Kishin mbyllur derën të dy dhe kanë bërë aktin” u shpreh Ibrahim Rrasa, vëllai i Hekuran Rrasës.

Ibrahim Rrasa na tregon se marrëdhënja mes çiftit ka qënë normale. Ata se mendonin kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë. “Marrëdhënia tani si të gjithë familjarët e kishte ndonjë zënkë jo e bërë këtë po pse se bërë por të shkonte puna deri në këtë fazë nuk mendohej. Tani vetëm ata të dy e dinë se cfarë kanë patur.” u shpreh Ibrahim Rasa, vëllai i Hekuran Rrasës.

Megjithatë ai na tregon se para disa vitesh Fëllënxa kishte tentuar të vriste veten por ishte shpëtuar në momentin e fundit. “Këto kohët e fundit ai se prekte me dorë fare. Bënin ndonjë llaf por me dorë nuk e prekte. Faktikisht e shoqja ka pirë një herë helëm para 13-14 vjetësh. Më marrin mua në tel dhe e coj në spitl dhe e shpëtuam” u shpreh Ibrahim Rrasa, vëllai i Hekuran Rasës.

Top Channel