Vdes nga i ftohti i riu sirian/ Një 27 vjeçar sirian është gjetur i vdekur në malin e Moravës në Korçë

09/12/2021 00:59

Një shtetas 27 vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës.

Burime për Top Channel konfirmojnë se shtetasi është emigrant sirian, rreth 27 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet malit të Moravës.

Top Channel