Mashtruesja mori $80 000 dhurata nga i moshuari pasi pretendonte se ishte ‘modele të brendshmesh’ (fotot)

08/12/2021 18:06

Mashtruesja seriale Tanya Rowe kishte disa precedentë gënjeshtrash me qëllim mashtrimin teksa hiqej një herë si modele e veshjeve të brendshme, sikur ishte e sëmurë me kancer apo dhe si avokate e trashëgimtare italiane.

42 vjeçarja ishte në fakt prostitutë dhe megjithse kishte përfituar më shumë se 80 000 dollarë dhurata nga një pensionist “i marrosur pas saj” por gjithsesi  arriti t’i shpëtonte dënimit me burg në Britani.

Tanya Rowe kishte marrë sasi të mëdha parash dhe dhuratash nga një biznesmen 83-vjeçar në pension në Chester në Britaninë qendrore.

Rowe, e cila përdorte gjithashtu emrin Mia Cavalli, u akuzua për mashtrim në lidhje me një orë Rolex që kushtonte 7850 paundë dhe një makinë të re për djalin e saj me para që kishte marrë nga biznesmeni i moshuar, shkruan e përditshmja  Liverpool Echo.

Pas zbulimit të abuzimeve të saj, gruaja pranoi marrjen e dhuratave te shtrenjta por nuk u dënua për mashtrim nga gjykata Chester.

Ajo pranoi vetëm zotërimin e fletëpagesave të rreme nga Cartier me të cilat kishte marrë me qera një apartament me vlerë 250,000 paundë.

Gruaja nis të qajë në gjykatë dhe u dënua vetëm me 15-muaj burgim i pezulluar, megjithë historinë e gjatë të mashtrimeve të ngjashme.

Rowe ishte burgosur më parë për përfitimin me mashtrim të 61,000 paundëve nga viktimat të cilët besonin se ajo ishte një trashëgimtare italiane që priste të trashëgonte  £30 milionë.

Ajo kishte mashtruar gjithashtu duke u hequr si avokate e lartë, si e sëmurë me kancer terminal apo dhe si modele veshjesh të brendshme.

Viktimat e sja të mëparshme ishin pronarë të shtëpive me qera, një kameriere që humbi 5,000 paundë kursime, madje dhe kompani të mëdha si agjenci imobiliare apo një kompani e menaxhimit të pasurisë  në  Cheltenham.

Në vitin 2005, ajo u kap duke trafikuar droga në burg, shkruan e perditshmja  Daily Mail.

Mashtruesja kishte marre nga “klientet” bizhuteri luksi

Në vitin 2008 ajo mashtroi një revistë duke e bërë të jepte një intervistë si e sëmurë me kancer terminal të gjirit. Kjo bëri që më vonë të ftohej në një event bamirësie, ku ajo u prezantua si “Modelja e veshjeve të brendshme Tanya Rowe, e cila është e sëmurë me kancer.”

Ajo i thoshte njerëzve se i kishin mbetur vetëm disa javë jetë dhe bënte foto me të sëmurët nga kanceri.

Viktima e saj e fundit mohonte historinë me mashtruesen por insistonte se i kishte dhënë para hua, të cilat priste që ajo t’ia kthente.

Burri i kishte blerë si dhuratë një lodër seksi prej floriri dhe disqe me filma erotikë.

Me paratë e tij Rowe kishte blerë një makinë 13,000 paundë Ford Focus për të birin Charlie Smith, 24 vjeç.

Kur u pyet për marrëdhënien e tyre, i moshuari insistonte se ishin “të njohur” dhe se marrëdhënia e tyre  ”nuk ishte 100% fizike”.

Por ai pranonte se një natë që ishin takuar ajo ishte gjysmë e zhveshur dhe i kishte “kërcyer” në prehër.

Ndërsa një tjetër natë ai tha se ishte ‘skandalizuar’ kur gruaja kishte ardhur në shtëpinë e tij megjithë “pajisjet”, që rezultuan te ishin lodra seksi.

FOTO GALERI
1/6
Mashtruesja seriale Tanya Rowe kishte disa precedentë gënjeshtrash me qëllim mashtrimin

Top Channel