Top Story/ Leonardi, djali që u përball me tragjedinë më të madhe të jetës së tij apelon: “Mos i vrisni gratë”

08/12/2021 23:42

Leonardi është një djalë i dashur por që nuk ka patur qejf të shkojë në shkollë. Kjo për shkak të vështirësive që ka në të kuptuar. Pavarësisht kësaj babai e ka detyruar të përfundojë klasën e 9.

“Në kopësht nuk kam shkuar, në shkollë më coi babai me zor se nuk doja të rrija pas ca kohësh u mësova si gjithë fëmijët e tjerë. Fillova vetë të shkoja por e pashë që nuk mësoja dot dhe doja ta lija por prapë babai më coi me zorë por për të bërë shkollën e mesme nuk e dëgjova më” u shpreh Leonard Rrasa, djali i Hekuran Rrasës.

Ky djalë u përball me një tragjedi të madhe në jetën e tij. Ai të përlot me ato që thotë. Në kujtimet e tij nuk ka asnjë moment të bukur me prindrit. Por pavarësisht kësaj ata e donin dhe silleshin mirë me të. “Momente të bukura ne nuk kemi patur deri më sot, momente të bukura sic mendoni ju, kemi qënë dobët. Me të dy i kam patur këto edhe me nënën edhe me babin të dy më rrinin nga mbrapa deri në këto momentet e fundit nuk më ndanin as babai as nëna. Me mua nuk ka qënë nevrik nuk mërzitej kurrë. Po me mamin? Tani llafe ka shtëpia por që të arrinte puna deri këtu sa të vriteshin të dy nuk ma priste mendja, nuk ma priste mendja kurrë”u shpreh Leonard Rrasa, djali i Hekuran Rrasës.

Leonardi do të punojë dhe të jetë i zoti i vetes. Nuk do që t’ju bier njerëzve në qafë. Shprehet se ka shumë xhaxhallarë por si prindrit nuk të bëhet askush. “Unë kam plotë xhaxhallar këtu dhe më kanë mbajtur por si nëna dhe babi nuk ka dashuri” u shpreh Leonard Rrasa, djali i Hekuran Rrasës
Edhe pse një djalë ende i paformuar mirë mesazhi që jep ka shumë rëndësi. Ai përsërit papushim se dhuna nuk është e mirë.

“Mos të dhunojnë ajo dhuna është shumë e keqe të con në gjëra shumë të këqija” u shpreh Leonard Rrasa, djali i Hekuran Rrasës. “Dhuna në familje është shumë shumë e keqe nëse nuk e do gruan merre coje tek i ati. Tani ka ardhur edhe koha që martohen bashkëjetojnë pesë, dhjetë vjet edhe ndahen.

Kjo është dicka që mbi të gjitha i ka ndodhur djalit se ata të dy i mbyllën ato hespaet e veta po djalit nuk i thotë më goja as nënë as babë. Dhuna është me e keqja se të gjithë familjarë jemi dhe mund ti kemi bërtitur por jo ta rrahësh nuk ke pse e rreh” u shpreh Leonard Rrasa, djali i Hekuran Rrasës.

Top Channel