Vendosja e sanksioneve ndaj grupit të Veselinoviçit në veri, vjen reagimi i Blinken

08/12/2021 21:08

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri, Zvonko Veselinoviq e Milan Radojiçiq, si dhe anëtarëve të bandës së tyre.

Blinken, tha se sanksionet janë në pajtim me objektivat e Samitit për Demokracinë që mbahet këtë javë nën organizimin e presidentit amerikan, Joe Biden.

Ai tha se bandat që veprojnë përtej kufijve janë “destabilizuese” dhe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë qeveritarë.

“Ne e dimë gjithashtu se krimi i organizuar i mbështetur nga aktorë të korruptuar mund të destabilizojë sundimin e ligjit, të gërryejë besimin në institucionet publike dhe të dobësojë qeverisjen demokratike”, thuhet në deklaratën e sekretarit Blinken.

“Është një prioritet i sigurisë kombëtare për të luftuar korrupsionin, i cili lehtëson krimin e organizuar transnacional”, shkruan Blinken në Twitter.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar sot rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë edhe Rosiq, Andrija Zhelko Bojiq, Srgjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Milan Radisavljeviq, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

Top Channel