Sanksionet e SHBA ndaj grupit të Veselinoviç, Haradinaj: Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën

08/12/2021 20:12

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm vendimin e SHBA-së për vënien e sanksioneve kundër grupit kriminal të Zvonko Veselinoviç në veri të Kosovës.

Sipas tij, SHBA-ja dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, shprehet Haradinaj.

Top Channel