Stuhitë e shiu që kanë shoqëruar ditët e fundit Lezhën kanë sjellë jo pak probleme me furnizimin e energjisë elektrike.

Banorët e Zejmenit shprehen se kjo situatë ndodh gjithë sezonin e dimrit ku ka patur raste që kanë qëndruar më shumë se 2 ditë pa energji elektrike.

Për banorët e Zejmenit është shqetësues ky fakt pasi ata përdorin energjinë elektrike për tu ngrohur e nga ana tjetër shumë biznese detyrohen të qëndrojnë të mbyllur për shumë kohë.

Top Channel