Bllokimi i negociatave, Bullgaria tregon kushtet e saj: 6 muaj për…

08/12/2021 15:51

Kiril Petkov, i diplomuar në universitetin e Harvardit në SHBA, arriti me premtimin të luftojë pa mëshirë korrupsionin galopant në vend, një fitore befasuese në zgjedhjet e parakohshme në Bullgari.

Vetëm në fillim të vjeshtës e kishte themeluar partinë e tij “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”.

Në një intervistë për “Der Spigel” 41-vjeçari që shpreson të zgjidhet kryeministër në qeverinë katër partiake të koalicionit, rrëfeu se uron që të ketë sukses në ri-shpikjen e vendit të tij, i cili prej kohësh ka pasur një reputacionin shumë të keq, si shteti më i korruptuar në BE.

Ndërkohë gazetari i Der Speigel e pyeti veç të tjerash edhe për bllokimin që Sofia i ka bërë çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut mbi baza shumë të dobëta, siç tha ai.

Vetoja bullgare në të njëjtën kohë, po mban peng edhe Shqipërinë.

Duhet të ngremë grupe pune, dhe t’i lëmë ata të ulen dhe bisedojmë për 6 muaj, e në këtë mënyrë nuk do të vetëm nacionalistët nga të dyja palët që do të ngrenë zërin. Pse nuk ka një linjë direkte ajrore apo hekurudhore mes Sofjes dhe Shkupit? Le të flasim më shumë për ekonominë sesa për interpretimet e ndryshme të historisë së përbashkët. Apo për tekstet shkollore të Maqedonisë së Veriut, ku pretendohet se bullgarët janë fashistë. Dhënia e dritës jeshile për negociatat e anëtarësimit tani, vetëm sa do të forconte nacionalistët në të dy kampet. Ne më shumë mbështetemi tek negociatat sesa tek propaganda”, ka qenë përgjigja e Petkov.

 

Top Channel