Është edhe çështje zemre, detaji që shtyn Timo Wernerin të bëhet “Djall i Kuq”

08/12/2021 11:13

Timo Werner është përfolur kohët e fundit si një nga objektivat kryesorë të Manchester United për fazën sulmuese. Mediet britanike kanë zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm, që pritet të ndikojë në transferimin e sulmuesit gjerman në “Old Trafford”.

Psikologu i ri sportiv, që Ralf Rangnick do të marrë te Manchester United, Sascha Lense, është vjehrri i “yllit” të Chelsea-t. Lense, iu bashkua Leipzigut në vitin 2015 dhe më pas punoi shumë me trajnerin e ri të përkohshëm të United, atëherë te Leipzigu, përpara emërimit të Ralph Hasenhuttl. Ai ka qenë gjithashtu te Dynamo Dresden dhe Schalke vitet e fundit.

Kur Werner ishte pjesë e Leipzigut (2016-2020), u njoh me vajzën e Lense, Paulan. Ata janë në një lidhje të qëndrueshme që nga viti 2017.

Kur sulmuesi gjerman u transferua në Londër në verë të vitit 2020, partnerja e tij, Paula, e ndoqi në kryeqytetin anglez duke nisur studimet për gjuhën angleze.

Pas emërimit të Rangnick trajner i Manchesterit, Lense, 46 vjeç, do të fluturojë gjithashtu drejt Anglisë, për të dhënë ndihmën e tij në përgatitjen psikologjike të futbollistëve të United. Kjo lëvizje, sugjerojnë mediet angleze, do të ndikojë në transferimin e Werner te “Djajtë e Kuq”./ SS

Top Channel