Berisha homazhe në përmendoren e Azem Hajdarit, kujton krijimin e PD-së: Partia e idealeve studentore

08/12/2021 12:41

Ish-kryeministri Sali Berisha mesazhin e tij për ditën e rinisë e ka dhënë ndërsa ka bërë homazhe në përmendoren e Azem Hajdarit.

Teksa ka përshëndetur bashkëshorten e Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari dhe djalin e tyre, Berisha përkujtoi kohën se si nisi dhe më pas vendosi pluralizimin politik në Shqipëri, Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990.

Berisha: Të dashur Fatmira dhe Azem dhe shumë anëtarë të grupimit të dhjetorit ’90 ish-studentë dhe studentë të atyre ditëve në të cilat rinia studentore e Universitetit të Tiranës e udhëhequr nga prijësi i saj, nga djali zemërluan, Azem Hajdari ndau historinë epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. të dashur të pranishëm sot ne mblidhemi në këtë shesh ku ehe filloi revolucioni paqësor më ik madh në historinë e kombit shqiptar, revolucion paqësor, i cili do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së egër staliniste të Enver Hoxhës. Në këtë kontekst ata që nisën këtë revolucion Azem Hajdari që i priu atij me guxim të jashtëzakonshëm firmosën në historinë e kombit njërën nga faqet më të ndritura të lirisë së tij.

Lëvizja studentore e dhjetorit ’90 studentët, të cilët njerëzit më të dëshpëruar, shtypur, pesimist, varfër, do t’i quanim engjëj të demokracisë u përballën ato ditë në një betejë që të kujton që ngjason më shumë se më çdo betejë tjetër me atë të Davidit dhe Golias. Me guximin e jashtëzakonshëm, studentët të mbështetur nga pedagogët dhe qytetarët e Tiranës ia dolën të mposhtin diktaturën komuniste dhe të çelin për Shqipërinë më në fund epokën e pluralizmit politik.

Lëvizja e dhjetorit ’90 ishte lëvizja e idealeve më të pastra  njerëzore të studentëve shqiptarë, por ishte lëvizja e amshuar e dhjetëra, mijëra shqiptarëve të cilët kishin sakrifikuar në dekada jetët e tyre, rininë, me vite burgje në klanet e diktaturës. Sakrifica e tyre ishte mishëruar në idealet e rinisë studentore që kërkonte ato ditë një Shqipëri të idealeve të atyre ë kishin sakrifikuar jetën për një vend të lirë.

Betejat e dhjetorit ishin beteja të pabarabarta, në një anë studentët të armatosur vetëm me guxim, vizion dhe idealet e tyre, në anën tjetër tanket, autoblindat, shkopinjtë, terrori i policisë sekrete shqiptare. Por asgjë nuk mund të mposhtë, zmbrapsë përpjekjet e qytetarëve, rinisë për liri dhe dinjitet njerëzor. Këtu nisi beteja e cila do shndërrohej në një uragan që do vërshonte rrugëve, shesheve, të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë dhe në një kohë rekord do ngrinte në mbarë vendin strukturat e PD, partisë së idealeve studentore.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” buçiste zemra e studentëve në dhjetorin ’90. Ajo vinte si thirrje e doktrinës së shqiptarësisë së hartuar nga rilindasit tanë, që shihnin si të ardhmen më të shkëlqyer të kombit Shqipërinë zonjë midis kombeve të zhvilluara të Europës. Ditët e dhjetorit e në vazhdim ishin të vështira, vendi përjetonte skamjen dhe mjerimin më të madh në historinë e tij. Përjetonte indoktrinimin më helmues, në kultin e satanit në të gjitha kohërat. Në kohë kur sheshet dhe rrugët këtu ishin të mbushur me qytetarë në ndërtesën e pushtetit të mbledhur nën presionin e lëvizjes studentore lëshoheshin thirrje “tu fusim tanket”, “të marrim armët kundrejt studentëve liberatorë” , këto thirrje i kryesonte ish xhelati i inteligjencës shqiptare, bllokmeni Spiro Koleka idhulli dhe dajo i kreut të sotëm të meduzës Edi Rama.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel