Me reshjet e dendura te shiut dhe paralajmërimet e mundshme, në zonën e Obotit në Shkodër është rikthyer frika.

Banoret i kanë shpresat tek moti ndërsa i bëjnë thirrje qeverise që të kenë kujdes me menaxhimin e situates në hidrocentrale. Në çdo shtëpi është bere gati varka, për të përballuar dimrin.

Sivjet, pjesa me e madhe e fermerëve i kanë lënë tokat e pambjella per shkak te përmbytjeve, ndërsa Gregor Pema ka vendosur të rrezikojë duke kultivuar peme dekorative.

Këtë here ne rolin e kryeplakut të fshatit ai tregon se si Oboti braktiset çdo dimer.

Top Channel