Kosova dhe Shqipëria kanë treguar gatishmëri për t`iu bashkuar çdo misioni të mundshëm të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë në rastin e një sulmi rus.

Por nuk ka asnjë reagim për këtë nga fqinjët e tyre, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, thotë BIRN.

Ndonëse shpresat janë që të shmanget një skenar i tillë, ministria e mbrojtjes në Kosovë tha se është gati gjithsesi të japë ndihmën e saj.

Shtetet e Bashkuara, aleati ynë strategjik kryesor e i pazëvendësueshëm, e njohin më mirë kapacitetin operacional të Forcave të Sigurisë së Kosovës, dhe nëse ata vlerësojnë se mund të angazhohemi, do të jemi gati t`u qëndrojmë në krah në çdo operacion në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Ku është Amerika, është Kosova”, u shpreh kolonel Sefer Isufi, kreu i komunikimit strategjik në ministrinë e mbrojtjes në Prishtinë, duke shtuar se forcat e Kosovës morën pjesë aktive me NATO-n në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani.

Ndërkohë, edhe kolonel Ardian Lulaj tha për një media shqiptare se do të mbështesin cdo vendim që do të marrë SHBA dhe NATO dhe nëse do t`i kërkohet, do të marrin pjesë në një mision në Ukrainë.

Top Channel