Dyshohet se vodhën naftën bruto në Visokë-Qafë Kash, shoqërohen në polici shoferët e autoboteve

08/12/2021 09:44

Disa persona janë shoqëruar për verifikim në komisariatin e policisë në Fier, pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol.

Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobote, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryhet në shtresat e nëntokës.

Dyshimet janë se në vend të pompimit të ujit, autobotet kanë marrë naftë bruto.

Lidhur me këto dyshime drejtuesit e autoboteve, bashkë me mjetet përkatëse janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fieri ku do të verifikohet gjithçka dyshohet e do të merren në pyetje personat e përfshirë në këtë proces.

Top Channel