Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka zgjedhur të urojë të rinjtë shqiptarë për Ditën Kombëtare të Rinisë, me anë të një fotoje të veçantë me pjesën më rinore dhe vitale të stafit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Bashkangjitur kësaj foto Ministrja Kushi shkruan:

“I uroj të gjithë rinisë shqiptare Gëzuar 8 Dhjetorin përmes vajzave dhe djemve të rinj që janë sot pjesa më vitale e ekipit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ata janë të talentuar, të guximshëm, kreativë dhe me energjinë e tyre pozitive po japin një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e misionit tonë të lartë, për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor e të barabartë”.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Top Channel